Në vitin 2008, një dijetar izraelit tha se shkrimi në gur do të krijonte revolucion në kuptimin e kristianizmit të hershëm, duke iu referuar një ringjalljeje mesianike përpara kohës së Jezusit. Teoria e tij bazohet në përkthimin e frazës nga guri: “Në tri ditë, ti do të jetosh”. Interpretimi nxiti një “stuhi” debatesh mes studiuesve të Biblës. Me “Unë jam Gabriel” nis teksti i shkruar në gur, duke iu referuar engjëllit të parë në Biblën hebraike. Nga 81 vargje, 40 janë të lexueshme, ndërsa përmbajtja ka të bëjë kryesisht me skena apokaliptike gjatë një sulmi në Jerusalem, ku Zoti shfaqet me engjëj për të shpëtuar qytetin.