Zbulohet identiteti i shqiptarit qe ngriti dronin

Zbulohet identiteti i shqiptarit qe ngriti dronin

Mediet serbe deklarojnë se tashmë dihet identiteti i shqiptarit i cili ngriti flamurin me simbole shqiptare në stadiumin e Beogradit. Shqiptari nga Italia, Ismail Morinaj Ismail 32-vjeç, më 14 tetor, nga kupola e Kishës së Shenjtë “Archangel Gabriel”, lëshoi një dron me flamurin e të ashtuquajturës "Shqipëri e madhe", i cili fluturoi më pas në stadiumin “Partizani”.

Morinaj, që është marrë me alpinizëm, ka hyrë në Serbi më 11 tetor, me një makinë me targa italiane, dhe ka qëndruar në një hotel afër stadiumit “Partizani”, duke përdorur kartën italiane të identitetit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Morinaj u largua nga Serbia, por policia e lokalizoi dhe kërkoi ndihmën e Interpolit për kapjen e tij. "Kufir" thotë se është lëshuar një urdhër-arrest për 32-vjeçarin, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.

Media thotë se ka dëshmi që Morinaj dhe vëllai i kryeministrit Rama Olsi Rama, njihen me njëri-tjetrin, dhe se ata së bashku kanë planifikuar detajet për futjen në stadium të dronit, në mënyrë që të provokonin trazira në lojë. Sipas saj, Olsi Rama, i cili ka pasur komandën e dronit të Morinajt, ka marrë kontrollin e tij, përmes një programi të instaluar në Iphone.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama