Zbulohet identiteti i personit që vrau Bin Ladenin. Deri më tani ai thirrej me pseudonimin ” Qitësi”, në mënyrë që të mos zbulohej për çështje të sigurisë së jetës së tij. Ushtaraku i Forcave Speciale të SHBA-së, ka dhënë një intervistë për mediat, për atë që ndodhi mbrëmjen e 1 majit 2011, i cili qëlloi dhe vrau Osama Bin Laden në Pakistan. Ai është Rob O’Neill, 38 vjeç me shtetësi amerikane. Ushtaraku tregon në një intervistë se ka qëlluar tre herë në kokë numrin një të Al Qaedas.
O’Neill ka vendosur që të dalë haptas dhe të tregoj historinë e tij për agjencinë e lajmeve Fox. Përveçse ka shpjeguar se çfarë do të thotë të jesh pjesë e elitës së forcave speciale amerikane, ai zbuloi edhe detaje për momentet e fundit të jetës së Bin Ladenit, të cilat ndodhën përpara goditjeve fatale.
“Daily Mail” ka intervistuar babanë e “Qitësit’, i cili ka thënë se njerëzit e pyesin nëse janë të shqetësuar nëse identiteti i djalit të tij është i njohur për xhihadistët e ISIS-it, dhe që ai i ka thënë se do të shkruaj tek dera shprehjen “mirë së vini”.