Zbulohet ilaci qe fshin kujtimet e keqija

Zbulohet ilaci qe fshin kujtimet e keqija
Nje grup shkencetaresh te Universitetit te Amsterdamit kane zbuluar menyren si njerezit te harrojne nje perdhunim, nje periudhe zie, mbetjen ne nje provim, ose kujtime te tjera traumatike. Ilaci mund te jete edhe zgjidhja per personat qe vuajne nga stresi posttraumatik dhe qe nuk arrijne te kalojne ngjarjet e dhimbshme apo fobite. Behet fjale per ilacin e quajtur propranolol, nje beta bllokues te perdorur tek pacientet qe vuajne nga hipertensioni.

Ai bllokon kalimin e kujtimeve nga kujtesa afatshkurter tek ajo afatgjate. Profesori Merel Kindt e ka testuar ilacin ne nje grup njerezish qe kane frike nga merimangat dhe tek personat qe perdoren ilacin, frika u pakesua. Perdorimi me i efektshem eshte kur behet direkt pas perjetimit te nje dhimbjeje nga nje person. Por kritiket e ilacit thone se s’mund te fshihen kujtimet e keqija, pasi njeriu eshte i lidhur ngushte me to.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama