Vetëm pas shumë viteve provash dhe eksperimentesh shkencëtarët rusë kanë mundur të arrijnë në atë liqen dhe të marrin disa kampionë nga uji.
Zbulimi i këtij bakteri ‘alien’ në jetën e sotshme e rrit mundësinë që në ato tipa liqenesh të ekzistojnë forma jete të panjohura deri më sot për njeriun.
“ADN-ja e bakterit të zbuluar nuk përputhet me ADN e asnjë gjallese tjetër që ekziston në tokë, – thotë Sergei Bulat, nga laboratori i gjenetikës në Institutin e Fizikës Bërthamore në Shën Petërburg. - Prandaj mund të themi me siguri se forma jetës që sapo kemi zbuluar është e paklasifikuar dhe e paidentifikuar”.
Në të vërtetë, ADN e bakterit të zbuluar ka 20 për qind pjesë të ndryshme nga përbërja e baktereve të njohura dhe të studiuara deri më tani, ndërkohë që nevojitet vetëm 10 për qind ndryshim për ta klasifikuar të paidentifikuar.
Historia eksplorimit ët liqenit Vostok i ka fillimet në vitin 1956, kur shkencëtarët sovjetikë shfaqën dyshimet e para se, mijëra metra nën akuj ekzistonte një liqen, por vetëm në vitet ‘90 dyshimt e tyre u vërtetuan.Që nga ajo kohë janë zbuluar me qindra liqene nën akullnajorë, një nga të cilët, liqeni Whillans, që gjendet 800 m nën akuj është arritur të eksplorohet nga zhytësit amerikanë, por nuk dihet nëse janë zbuluar forma jete.