“Gjetja e këtyre aminoacideve, do të thotë se ka më shumë se një mënyrë për të formuar aminoacide në hapësirë”, deklaroi Daniel Glavin, një shkencëtar i NASA-s. “Në hyrjen në hapësirën e Tokës, temperaturat kanë qenë më të larta se 1 000 gradë, prandaj është shumë e çuditshme se si nuk janë shkatërruar”.
Ristudimi i shumë kratereve të meteorëve në planetin tonë mund të nisë së shpejti, pasi më parë asnjëherë nuk ishin bërë kërkime mbi mundësinë e ekzistencës së elementëve të tillë. Deri më sot besohej se asnjë mikroorganizëm apo përbërje organike nuk mund t’i rezistonte impaktit me sipërfaqen e Tokës dhe temperaturave tepër të larta në hyrjen në atmosferë. Aminoacidet janë molekula bazë në ndërtimin e proteinave dhe të domosdoshme për ekzistencën e jetës. Ato gjendet kudo, duke nisur që nga flokët, e deri tek struktura mikroskopike si enzimat.