"Eshte nje akt pushtues i heshtur ne oqeanet tona", thone kerkuesit. Zbulimi i ketij organizmi, i cili mund te jetoje ne perjetesi, u be nga nje ekip biologesh te Universitetit te Leces. Kjo qenie, ka nje diameter prej 4-5 milimetrash. Me te arritur pjekurine seksuale pasi riprodhohet nuk ngordh, ne ndryshim me te gjithe organizmat e ngjashem me te. Ky kandil special, kthehet serish ne rini duke nisur procesin nga e para. Dhe e gjitha kjo shkon ne infinit. "Ky eshte nje \'pushtim\' i heshtur ne te gjithe boten nenujore", tha nje prej studiesve te Universitetit.