Zbulohet letra ku Beethoven ankohej per pagen

Zbulohet letra ku Beethoven ankohej per pagen
Edhe yjet vuajnë. Në Gjermani është bërë publike një letër e shkruar nga kompozitori Ludwig van Beethoven për çudin e të gjithë kompozitori i njohur kërkonte rritje rroge. Në këtë letër Beethoven ankohej për pagën e ulët dhe për sëmundjen që i kishte pushtuar trupin. Sipas ekspertëve, ekzistenca e letrës së vitit 1823 dihej dhe është një vlerë historike.

Në një deklaratë për BBC-in John Suchet, i cili ka shkruar libra mbi kompozitorin gjerman, tha se gjithmonë e kemi ditur se ekziston, kështu që informacioni në të nuk është diçka e re, por sipas tij, gjithçka në formën e vet origjinale që ka të bëjë me Beethoven-in është shumë domethënëse. “Kjo nënkupton se mund të shohim dorëshkrimin e tij, që gjithmonë ka qenë i papastër, sepse babai i tij e kishte larguar nga shkolla shumë herët në mënyrë që të mund të përqendrohej në muzikë”, është shprehur Suchet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama