Veçoritë
1 cm3 aerografiti peshon vetëm 0.2 mg. Pra, ky material ka një dendësi 5000 herë më të vogël se uji, dhe është 6 herë më i lehtë se ajri! Aerografiti është kaq i lehtë sa është e pamundur të punosh me të në një laborator normal. Një lëvizje sa do e vogël është si një furtunë për materialin e lehtë.“Nëse do të kesh 1 kg nga ky material, atëhere duhet të ketë një vëllim prej 5 m3. Kjo do të thotë një kuboid më bazament 1m3, i cili është i lartë 5 m! Do të nevojiteshin 14 bagazhe makinash për të transportuar 1 kg nga ky material”, thotë shkencëtari Matthias Mecklenburg.
Potenciali industrial
Aerografiti është një rrjetë tubash karboni, ku secili prej tyre ka një diametër 15 nm (1 nm = 0.000000001 m), të cilat janë ndërthurur në nivele mikro dhe nanoskopike. Për shkak të densitetit të vogël dhe sipërfaqes relativisht të madhe, aerografiti mund të përdoret për krijimin e baterive me ione litiumi, të cilat do të jenë më të lehta. Mund të përdoret për rroba që nuk fusin ujë, për kompjutera më të lehtë, për filtrim uji dhe ajri, gjithashtu edhe për shtresa mbrojtëse për satelitët. Materiali krijohet duke vendosur kristale oksidi zinku në furra speciale, të cilat më pas nxehen deri në një temperaturë prej 900 gradë Celcius. Ky material iu paraqit komunitetit shkencor dhe publikut në një artikull të botimit “Advanced Materials” në korrik të këtij viti.