Rreth 100 regjistrime ne pllaka gramafoni, te cilat me cduket i perkisnin ish-udheheqesit nazist, jane zbuluar se fundmi ne dhomen e nje shtepie jashte Moskes, pronar i te ciles rezultonte deri pak kohe me pare nje ish-oficer i sherbimit sekret sovjetik, KGB. Koleksioni ne fjale hedh drite mbi faktin se, ndersa Hitleri propagandonte me ze te larte vlerat e muzikes se paster gjermane, shijet e tij muzikore mund te kene qene shume te lidhura me produktin e artisteve qe ai i perbuzte si pjesetare te racave te uleta.
Pasioni i Hitlerit per Ricard Vagnerin eshte i njohur boterisht tashme dhe i dokumentuar, gjithsesi ky koleksion permban edhe vepra te Cajkovskit, Rahmaninovit dhe Borodinit, te cilat jane te demtuara e kane humbur, sigurisht, cilesine ne degjim, si pasoje e perdorimit te gjate. Aty gjendet nje disk i Cajkovskit, me nje pjese koncertale te tij, interpretuar nga Bronislav Huberman. Ndersa Hitleri (i cili thuhet se kishte nevoje per muzike qe te qetesohej), mund te kete degjuar tingujt e nje violinisti hebre, vete Huberman ishte i detyruar te ndiqte fatin e vet ne ekzil. Ai la Gjermanine dhe shkoi ne Vjene ne vitin 1937, nje vit para se te ndodhte Anshluss-i (pushtimi apo bashkimi i Gjermanise me Austrine) dhe u deklarua publikisht si nje armik i Rajhut te Trete. Muzika e pianistit hebre, Arthur Shnabel, gjendet gjithashtu ne ate koleksion.
Perpos ketyre disqeve, te cilat kane surprizuar historianet, shume nga pjeset e koleksionit te diktatorit nazist dominohen prej disqeve me pjese te Vagnerit, Bethovenit e Bruknerit.
Si u gjet koleksioni?
Lev Besymenski ishte nje oficer i sherbimeve sekrete sovjetike, qe ndihmoi ne hetimin e gjeneraleve naziste te kapur rob nga Ushtria e Kuqe. Ai e gjeti koleksionin e disqeve ne fjale ne Kancelarine e Rajhut, ku ndodhej dhe Hitleri ne maj te vitit 1945, kur ai ishte urdheruar te bente nje aksion kerkimi, pak pasi Berlinin e kishin zaptuar ruset. Disqet ishin te paketuara ne arka birrash dhe shumica e tyre dukej se ishin bere gati per t‘u zhvendosur se bashku me Hitlerin ne rezidencen alpine te tij, ne Obersalzberg, Bavari. GjithÄ"ka ishte stampuar me logon "Führerhauptquartier" (ose ne shqip: Selia qendrore e Fyhrerit), gjate momenteve kur Hitleri akoma s‘kishte vendosur nese do te duhej te perpiqej te qendronte e luftonte deri ne fund.
Zoti Besymenski nuk e permendi kurre koleksionin ne fjale sa ishte gjalle, sepse ai kishte frike mos akuzohej me pas se ia kishte fshehur shtetit "mallin" e gjetur dhe se e kishte pervetesuar ne favor te vet. Me vone ai u be historian, duke pretenduar se kishte marre pjese ne autopsine e trupit te djegur te Hitlerit, ku konfirmoi nje fakt qe ishte bere per nje kohe te gjate te besohej ne publik, se Hitlerit i mungonte nje testikul.
"Der Spiegel", pronari i ri
Kur zoti Besymenski nderroi jete kete vere, ne moshen 86-vjecare, koleksioni ne fjale iu dorezua redaksise se revistes gjermane "Der Spiegel". Ne nje dokument qe shpjegon se si i gjithe ky koleksion u be prone e tij, Besymenski shkroi: "Ka pasur disqe me pjese te luajtura nga muzikantet e interpretuesit me te mire te Europes e Gjermanise, me solistet me te mire te kohes. Une isha i habitur se si ne ate koleksion mund te gjendeshin edhe muzikante ruse". Hitleri kishte shkruar diku te "Mein Kampf" se nuk ka pasur ndonje kulture te pavarur hebreje. "Nuk ka pasur kurre nje art hebre dhe nuk ka as sot", thoshte ai. "Dy mbretereshat e artit: arkitektura dhe muzika, nuk kishin asgje te perbashket me hebrenjte". Ai gjithashtu u referohej ruseve si "untermenschen" (qenie te uleta) dhe zhvleresonte Ä"do kontribut qe ata kishin dhene per kulturen boterore. E bija e Besymenskit, Aleksandra, tha se ajo kishte perftuar nje shije te hidhur nga hipokrizia e Hitlerit ne perzgjedhjet e tij muzikore. "Kjo eshte nje ironi me vetveten", tha ajo per "Der Spiegel". "Miliona sllave e hebrenj eshte dashur te vdesin per shkak te ideologjise raciste naziste".
"The Independent":
Lajm jo i mire per adhuruesit e nazizmit
Lajmi per gjetjen e koleksionit muzikor te Hitlerit ka gjetur vend ne shume media perendimore, menjehere sapo u be publik. Keshtu, britanikja "The Independent" shkruante nder te tjera se: te afermit e nje ish-oficeri rus te KGB-se, qe kishte pasur akses ne hetimet qe u zhvilluan ne bunkerin e diktatorit nazist, Adolf Hitler, ne Berlin, ne vitin 1945, kane (ri)zbuluar koleksionin e tij privat, te papublikuar me pare, me disqe muzikore dhe objekte personale. Ajo Ä"ka ata kane gjetur, nuk tingellon si muzike e mire per veshet e atyre qe akoma adhurojne diskriminuesin me te madh racor ne historine e njerezimit. Perpos veprave te Vagnerit e te Bethovenit, aty jane gjendur edhe pjese te kompozitoreve ruse e atyre hebrenj - sic dihet, armiqte me te medhenj te Hitlerit - duke perfshire emra si Rahmaninov, Cajkovski dhe Borodin.
Me tej, artikulli vijon me fjalet: Pergjate 12 viteve te jetes se Rajhut te Trete gjerman, Hitleri ndaloi ndjekesit e adhuruesit e ideologjise se tij qe te degjonin ndonje lloj muzike tjeter, pervec asaj te popullit e kompozitoreve gjermane. Madje dhe jazz-i u deklasua si "muzika e mocaleve te negrove te Amerikes" dhe Filarmonia e Berlinit ishte e ndaluar te luante pjese te tjera, perveÄ" atyre te ashtuquajtura "klasike teutonike". Ate qe mbetej, Hitleri e cilesonte si "muzike te qenieve te uleta".
Besymenski, edhe vete nje hebre
Familjes ia tregoi sekretin ne ‘91
Besymenski, edhe vete nje hebre, e zoteronte me se miri gjermanishten dhe drejtoi personalisht hetimet ndaj Feldmarshallit von Paulus, pasi armata e gjashte naziste u mund ne portat e Stalingradit ne vitin 1943. Kur Berlini ra, oficeri i sherbimeve sekrete ruse u dergua me nje grup specialistesh per te mbledhur artifakte ne bunkerin e Hitlerit dhe ne kancelarine e Rajhut te Trete, shkaterruar nga bombardimet. Lev Besymenski, perveÄ" shume studimeve ne fushen e historise, ka shkruar dhe nje liber te perkthyer ne disa gjuhe, me titull "Stalini dhe Hitleri. Pokeri i diktatoreve", ne vitin 2002. Sipas bijes se tij, Aleksandra Besymenski, babai i saj i kishte mbajtur ato disqe si suvenire dhe per here te pare ia kishte treguar familjes se vet ne shtepine e tyre te pushimit ne rrethinat e Moskes, ne vitin 1991. Ai, deri sa vdiq, nderohej si profesor dhe lektor i mirenjohur ne Akademine Ushtarake te Moskes.
Trofete e luftes
Marshalli Zhukov dhe "abuzimi"
Ne fakt kishte ndodhur dhe me pare: Marshalli Zhukov, "fitimtari" i betejave te Stalingradit e Berlinit, gjithashtu eshte deshmuar se mori me vete, duke pervetesuar si trofe lufte, 55 kuadro pikturash klasike, shtate kuti me pjata e objekte porcelani e floriri me vlere, nente ora te lara ne ar te paster dhe 713 ornamente te tjera te ngjashme nga keshtjellat e Potsdamit. Por, disqet e adhuruesit te muzikes, Besymenski, i cili vdiq dy muaj me pare, ne moshen 86-vjeÄ"are, siÄ" shprehet e bija e tij, Aleksandra, nuk mund te konsiderohen si zhvatje, pervetesim, grabitje apo fshehje, pasi ai nuk perfitoi kurre materialisht prej tyre. Gjate gjithe jetes se tij, profesori i vinte shpesh ato disqe per t‘i degjuar nen shoqerine e miqve te vet me te besuar.
Marre nga : Gazeta Shqip