ELBASAN: Gërmimet arkelogjike që po vazhdojnë në qendër të qytetit të Elbasanit kanë nxjerrë në dritë një tjetër zbulim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për pjesë të një bazilike që mendohet se i përket shekullit të pestë dhe të gjashtë, para erës sonë.
Sipas arkeologut Ylli Cerova, këto gërmime do ta kthejnë qendrën e Elbasanit në një park të madh arkeologjik, i cili do t'i japë një vlerë tjetër qytetit.
Kjo është faza e dytë e gërmimeve arkeologjike në qendër të Elbasanit, që do të vazhdojë deri në muajin shtator, kur do të nisë faza e tretë. Gjatë fazës së parë të gërmimeve, ndër vlerat arkeologjike të zbuluara ishte dhe një mozaik paleokristian që pasqyronte qytetërimin e kohës kur ishte ndërtuar.
Xhuljeta Lamkaj Nga Gazeta Shekulli