Zbulohet nje bombe e Luftes se Dyte Boterore evakuohen 17 mije njerez

Zbulohet nje bombe e Luftes se Dyte Boterore, evakuohen 17 mije njerez

Autoritetet gjermane u detyruan të evakuonin sot 17.000 banorë të qytetit të Dortmundit, pasi zbuluan një bombë të vjetër të aviacionit të Luftës së Dytë Botërore, të pashpërthyer. Bomba 1,8 tonë  që ishte hedhur mbi rajonin industrial Ruhr gjatë luftës, u gjet nga ekspertët, teksa ata analizonin disa foto të vjetra ajrore të zonës.

Evakuimi ishte një masë paraprake e nevojshme,  para se bomba e vjetër të  shpërbëhej, pasi forca shpërthyese e një bombe të tillë, është disa herë më e fuqishme se forca e bombave konvencionale. Çaktivizimi u krye rreth orës 12:00 të së dielës, dhe nën praninë e 1000 ekspertëve që morën pjesë në operacion.

Në Gjermani janë zbuluar vazhdimisht bomba të vjetra dhe predha. Dy vjet më parë një zbulim i ngjashëm shkaktoi evakuimin e 45.000 njerëzve në qytetin e Koblenzit gjatë lumit Rin. Për Dortmundin, ky është  zbulimi  i katërt më i madh që nga përfundimi i luftës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama