Zbulohet nje pikture e re e Van Gogh

Zbulohet nje pikture e re e Van Gogh

“Perëndim në Montmajour”, ky është titulli i një prej pikturave të Vincent Van Gogh, pikturë e cila u zbulua nga Muzeu i Amsterdamit dhe që do të paraqitet përpara publikut. Van Gogh, i cili influencoi artin e shekullit të 20-të, nisi të pikturojë që në moshë të vogël dhe nga ky autor njihen gati 864 telajo të pikturuara.

Për të vërtetuar pikturën e sapo zbuluar, që ajo i përket vërtetë Van Gogh-ut, sipas disa informacioneve nga muzeu, janë bërë ekzaminime nga dy ekspertë, të cilët kanë vërtetuar teknikën e përdorur, telajon, stilin dhe të gjithë detajet e mundshme.

Ekspertët të cilët e kanë ekzaminuar këtë kuadro, thonë se piktura është realizuar në vitin 1888.

Sipas drejtorit artistik të muzeut Axel Rueger, ky zbulim konsiderohet si një punim i cili i përket një periudhe të konsideruar nga shumë të tjerë, si kulmi i realizimeve artistike të Van Gogh .

Kjo pikturë, do të ekspozohet në muze, duke filluar nga data 24 shtator 2013-të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama