Zbulohet nje statuje e femres dardane ne Ulpiane

Zbulohet nje statuje e femres dardane ne Ulpiane
Figura e një femre dardane në një statujë të mermertë është gjetur në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, në gërmimet që po kryhen këto ditë. Grupi i arkeologëve, që e kanë gjetur atë, nuk janë ngutur të japin detaje për statujën, shkruan sot “Koha Ditore” në Kosovë. Atë e kanë futur në ujë, ku thonë se do të qëndrojë së paku 40 orë. Atëherë do të nisë pastrimi i saj. Pak detaje për statujën e zbuluar dha kryetari i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexhaj. Ai ka treguar se statuja është gjetur në pjesën që njihet si “Bazilika”. Statuja është e gjatë 60 deri në 70 centimetra dhe e gjerë prej 20 deri në 30 centimetra.

“Ajo përfaqëson artin, kulturën materiale të periudhës dardane, përmes figurës së një femre dardane”, ka thënë Rexhaj, teksa ka shtuar se, nuk mund të flasë aktualisht për kohën së cilës mendohet se i takon. Megjithatë, ka pasur një supozim në vija të trasha.

“Nuk mund të identifikoj kohën së cilës i takon, sepse ende nuk e kemi pastruar. Me siguri u takon shekujve të erës sonë”, ka thënë Rexhaj, teksa është ndalur në procesin e pastrimit të saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama