Zbulohet nje varr monumental ne qytezen e Ksamilit
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
"Varri monumental eshte zbuluar rastesisht nga nje banor i qytezes se Ksamilit, ne momentin qe ai po hapte themelet e nje ndertese te re", tregon Dhimiter Condi, drejtor i Muzeut te Butrintit, njeherazi arkeologu i njohur ne jug te vendit. Mesohet se specialistet e monumenteve te kultures, te informuar per kete rast, kane izoluar vendin dhe nuk kane lejuar asnje makineri te punonte ne objektin e lashte.
Duke nderprere ne kete menyre vijimin e punes per ndertimin e objektit te ri, i cili do te zhdukte gjurmet e kesaj deshmie te vendbanimeve te lashta. Arkeologu Condi nenvizoi se varri antik mendohet se i perket fundit te periudhes helenistike dhe fillimit te periudhes romake. Por, duke qene se percaktimi i periudhes se ciles i perket ky varr, kerkon nje studim me te gjate dhe te kujdesshem, ai theksoi se, "eshte ende heret te jap nje version zyrtar per sa i perket objektit te sapo zbuluar".
Sic eshte e udhes, pas zbulimeve sidomos kur keto jane krejt te rastesishme, jane specialistet ata qe vijojne punen dhe germimet per te percaktuar me pas edhe periudhen se ciles i perket varri monumental. Per te vijuar me pas me statusin qe i duhet te marre, pra si do te ruhet objekti arkeologjik i zbuluar.
Nga : Gazeta Koha Jone