Zbulohet origjina e Stonehenge

Zbulohet origjina e 'Stonehenge'
Shkencëtarët nga Muzeu Natyror në Ueils, si dhe Universiteti Leiçester, kanë deklaruar se gjetën origjinën mistike të gurëve të “Stonehenge”. Sipas tyre, gurët janë marrë nga Craig Rhos-y-felin, 120 kilometra larg formacionit antik. Ky zbulim, i cili thuhet se zbardh një pjesë të misterit të “Stonehenge” (ndërtuar rreth viteve 3000 dhe 1600 para erës së re), ngre një tjetër pyetje: si janë transportuar blloqet e mëdha të gurëve nga një distancë aq e madhe. Sipas BBC-së, gjatë nëntë muajve të fundit shkencëtarët kanë krahasuar përmbajtjen minerale dhe teksturën e gurëve me të gjithë ata që janë gjendur në lokacionet në afërsi, duke gjetur ngjashmëri të pamohueshme me ata të Craig Rhos-y-felin. Tani mbetet punë për zbardhjen e pjesës tjetër të misterit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama