Një ekip amerikan është duke hetuar shkaqet dhe beson se është pranë gjetjes së një kure, që do të ndërhynte tek ADN-ja, për të zgjidhur përfundimisht problemin tek njerëzit me këtë mangësi. Mjekimi do të jetë një lloj kremi, i cili me t’u vendosur në kokë, do të depërtojë në rrënjët e flokëve dhe do të bëjë që qelizat e reja të zhvillohen në mënyrën e duhur gjatë procesit të zëvendësimit.
Deri tani ka qenë e paqartë arsyeja e shkaktimit të tullacllëkut, por ekspertët besojnë se hormoni mashkullor testosteron është i përfshirë në një lloj mënyre, ndërsa kanë evidentuar edhe një tendencë të trashëgimit gjenetik.