Të dy eksperimentet e realizuara me këtë qëllim në Large Hadron Collider kanë mbërritur rezultate të denja për tu përcaktuar si zbulim, u trumpetua në konferencën e organizuar me këtë rast.
Fizikanti John Ellis theksoi: “Është kaq emocionuese që pas shumë vitesh supozimi, pritjeje dhe kërkimi, më në fund se mund të kemi zbuluar hallkën e munguar që e bën të arsyeshëm këndvështrimin tonë ndaj universit. Mbase është grimca Higgs, mbase jo, por mendoj se mbetet i rëndësishëm fakti që ne do të arrijmë ta shohim.”
“Pjesëza e Zotit” do të ndihmonte të shpjegohej përse grimcat kanë masë e të mbushë në këtë mënyrë boshllëqet e hershme të teorisë më të rëndësishme të momentit mbi funksionimin e Universit. Forca e sinjalit në akseleratorin e Cernit, më i fuqishmi i ndërtuar deri më sot, tregoi se studiuesit ishin shumë pranë zbulimit të jashtëzakonshëm që do t’i jepte fund dekada të tëra përpjekjesh për të provuar se grimca në fjalë ekziston vërtet.
Por përse është investuar kaq shumë mund dhe kohë në gjetjen e saj? “Grimca e Zotit” i jep masë grimcave të tjera, shpjegojnë ekspertët. Nëse këta të fundit nuk do ta kishin masën e tyre, atëherë s’do kishte yje, galaksi, s`do të kishte as atome. I gjithë Universi do të ishte ndryshe. Masa vlerëson se sa përmbajtje ka një objekt, siç është grimca apo molekula.
Pa të, të gjithë pjesëzat themelore përbërëse të atomit do të vërtiteshin nëpër gjithësi me shpejtësinë e dritës dhe nuk do të bashkoheshin kurrë në materie. Sipas teorisë ekzistuese, e gjithë hapësira është e mbushur nga fusha Higgs, siç njihet ndryshe dhe grimca që marrin masë në momentin e ndërveprimit me të, pak a shumë siç ndodh me një njeri që ndjen rezistencë kur ecën në ujë.
Higgs mbetet një konstrukt teorik i cili nuk është vërtetuar ndonjëherë në akseleratorët e grimcave. Mes katër prej 6 fizikantëve ideues të mekanizmit në 1960, përfshirë dhe vetë profesor Peter Giggs-in emrin e të cilit mban kjo teori, ishin ftuar në Gjenevë për prezantimin, çka ushqeu menjëherë spekullimet se në Cern të Zvicrës do të bëhej një njoftim madhor.