Zbulohet qenia e gjalle me jetegjate ne planet

Zbulohet qenia e gjallë më jetëgjatë në planet
Mosha nga 405- 410 është përcaktuar duke numëruar unazat mbi shpinën e guaskës. Sipas librit të rekordeve Guinness, rekordi i mëparshëm i përkiste një midhjeje tjetër, që ishte 220-vjeç, dhe pse ky nuk është një rekord zyrtar. Shkencëtarët po punojnë për të kuptuar se cilët faktorë kanë kontribuar për të pasur një jetëgjatësi të tillë.

Edhe thjesht të qëndruarit në këmbë të zgjat jetën

Nuk është e domosdoshme të bësh vrap apo palestër. Mjafton edhe një gjysmë-orësh në këmbë çdo ditë. Këtë ide e pohon një kërkim i bërë në Universitetin e Misurit, sipas të cilit shumë aktivitete, si të folurit në telefon (duke u sorollatur në zyrë apo në shtëpi) ose të shoqërosh fëmijët e tu në një park, mund të bëhen duke qëndruar në këmbë. Kjo djeg dyfishin e kalorive që merr trupi nga ushqimet krahasuar me aktivitetin normal, fizik, ditor.

Ajri i kondicionuar pengon natyralitetin trupor

Lajmi bëhet publik nga një kërkim i bërë në Shtetet e Bashkuara. Kondicionerët çrregullojnë temperaturën e ajrit, duke mënjanuar mekanizmat natyralë të organizmit njerëzor. Kur është ftohtë, trupi ka një kërkesë natyrale për ushqim për ta përballuar. Por ambienti i ngrohur me kondicionerë, bën që kjo kërkesë e trupit të zëvendësohet dhe i nxehti e ul urinë. Në të njëjtën mënyrë, një ngrohje shumë e lartë në dimër nuk i lejon organizmit të ndjejë të ftohtën. Nëse e ftohta do bënte punën e vet, organizmi do të digjte më shumë yndyrna për t’u ngrohur në mënyrë natyrale.

Delfinët, jo vetëm inteligjentë, janë edhe romantikë

Një kërkim britanik i bërë në Brazil për tre vjet me radhë ka bërë publik lajmin se delfinët janë jo vetëm inteligjentë, por edhe romantikë. Meshkujt i joshin femrat duke mbledhur dhe duke u dhuruar atyre alga ose leshterikë. Kjo rikonfirmon se këto specie kanë një inteligjencë superiore.

Majmunët janë në gjendje të mësojnë matematikë

Pak ditë më parë, është zbuluar që majmunët kanë një memorie vizive të njëjtë më atë të një studenti, por në të vërtetë aftësitë e tyre janë edhe më të mëdha. Këtë fakt e konfirmon një studim i Duke, Universiteti i Çikagos. Dy majmunëve dhe 15 studentëve u është kërkuar të mbledhin me shpejtësi një seri numrash dhe më pas të gjenin alternativën e duhur mes dy zgjidhjeve. Si kafshët, ashtu dhe njerëzit janë përgjigjur në të njëjtën kohë, (rreth një sekondë) dhe me sukses të njëjtë.

 
Marre nga : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama