Zbulohet qyteti me i vjeter parahistorik ne Evrope

Zbulohet qyteti me i vjeter parahistorik ne Evrope
Arkeologët besojnë se kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër urban. Bëhet fjalë për një qytet që ka ekzistuar në Bullgari afër vendit që sot quhet Provadia. Vasil Nikolov, që udhëheq ekipin kërkues, beson se vendbanim ka ekzistuar që prej vitit 4700 Para Lindjes së Krishtit.

Në këtë vend janë zbuluar mure guri që datojnë në periudhën 4700 – 4200 Para Lindjes së Krishtit. Muri dy deri në tre metra mund të jetë fortifikimi më masiv në Evropë në atë kohë të largët.

Shkencëtaret thonë se në këtë qytet kanë jetuar 300 apo më shumë njerëz dhe ky qytet jetonte kryesisht me industrinë e kripës pasi ka qenë qendër e minierës së kripës.

Madhështia e zonës tregon se banorët e saj kanë qenë jo vetëm të pasur por edhe unikë për ritualin e varrosjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama