Zbulohet sozia e planetit Toke ndodhet 3 mije vjet drite larg

Zbulohet 'sozia' e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Në Rrugën e Qumështit ndodhen dy sozi të Tokës të cilat gjithashtu mund të përmbajnë edhe ujë.  Janë dy planet të ngjashëm me planetin tonë, të pazbuluar më herët dhe të parët në këto dimensione të gjetura në të ashtuquajturën zonë e banueshme, ku largësia nga yjet e bën të mundur prezencën e ujit dhe formimin e yjeve. Zbulimi, injoftuar nga revista Science, bazohet në të dhënat e grumbulluara nga teleskopi hapësinor Kepler e të përpunuara nga një grup i udhëhequr nga amerikani William Borucki, nga qendra e kërkimeve Ames e NASA-s.

Dy planetët sozi të Tokës janë më ekstremët e një sistemi me pesë botë ekstradiellore të lindura rreth yllit Kepler-62 që ngjason me Diellin dhe ndodhet rreth 2- 3 mijë vjet dritë larg nesh. Të quajtur Kepler-62e dhe Kepler-62f këto dy planet kanë rreze respektivisht të barabarta me 1.61 dhe 1.41 herë sa rrezja e Tokës. Planetët e tjerë të të njëjtit sistem diellor kanë rreze të barabarta me 0.54, 1.31 dhe 1.95 të rrezes tokësore, por janë shumë pranë yllit të tyre për të pasur ujë.

Të dy planetët marrin nga ylli i tyre të njëjtin fluks drite me atë që marrin Venusi e Marsi nga Dielli dhe kjo të bën të mendosh se mund të kenë atmosferë dhe ujë. Kërkuesit sugjerojnë se të dy planetet mund të jenë solidë, me një përbërje shkëmbore ose akulli. Duke llogaritur dimesionet e largësinë nga ylli, kërkuesit thonë se planetët mund të kenë një atmosferë me azot, hidroksid karboni dhe ujë, por megjithatë nuk është e mundur të kesh të dhëna të sakta për planetë kaq të largët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama