Zbulohet vendimi i PD Halim Kosova kandidati per Bashkine e Tiranes

Zbulohet vendimi i PD: Halim Kosova kandidati per Bashkine e Tiranes

Majlinda Bregu nuk do të jetë kandidatja e opozitës për bashkinë e Tiranës më 21 qershor. Lajm i bërë publik për mediat nga vetë deputetja Bregu. Ajo deklaroj se nuk është në dijeni dhe nuk ka aspak qëllim të kandidojë për Tiranën. “Unë nuk di asgjë përvec atyre që kam lexuar bashkë me ju ndër media. Kam tashmë 10 vjet në politikë sa të arrij ta menaxhoj dhe të dalloj emocionin, lajmin fals nga e vërteta”,-tha Bregu.

 

Nga informacionet brenda të djathtës, vihemi në dijeni, se kandidati i PD-së për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, është doktori Halim Kosova. Pak ditë më parë mediat u vunë në dijeni se PD po testonte tre emra për kryebashkiak të kryeqytetit. Kryesia e degës së PD-së në Tiranë po formalizonte ende listën, por baza e anëtarësisë së kryeqytetit sugjeronte Lulzim Bashën, Halim Kosovën dhe Majlinda Bregun. Në orët e vona të ditës së djeshme, strukturat e brendshme të PD dhe kryetari Lulzim Basha janë ndalur tek emri i Halim Kosovës. Siç vihemi në dijeni, emri i doktor Kosovës është mirëpritur unanimisht nga të gjithë strukturat e djathta, duke e konsideruar një figurë të denjë dhe solide për betejen e mbajtjes së bashkisë për herë të dytë nga demokratët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama