Uji
Gjithmone pini lengje te mjaftueshme. Nuk do te thote te pini tete gota ne dite, por aq sa ju duhet per te mos pasur etje.
Keshille ekstra: Pini nje gote uje para secilit vakt dhe kurre nuk do te hani teper.
Mbrojtja nga rrezet ultraviolete
Perdorni kremra mbrojtes, pa marre parasysh a eshte moti i vranet, me diell apo me shi. Rrezet demtuese te diellit jane shkaktari me i shpeshte i kancerit te lekures, por edhe i plakjes se saj te parakohshme.
Keshille ekstra: Perdorni kremra te perditshem me faktor 15 te mbrojtjes nga rrezet ultraviolete. Kjo eshte me e pakta qe mund ta beni per tenin tuaj.
Retinoli
Mundeni te ndikoni ne nje ten me te bukur edhe kur jeni ne gjume. Ndjeni magjine e retinolit. Ky perberes i kremrave stimulon formimin e kolagjenit, menjanon qelizat e vdekura dhe stimulon qarkullimin e tyre.
Keshille ekstra: Efekti do te jete i dukshem, e lekura do t’ju falenderohet.
Kujdesuni edhe per qafen
Njejte si silleni me fytyren tuaj, silluni edhe me duart dhe qafen tuaj. Lekura ne qafe eshte me e holle dhe ka nevoje per me shume kujdes, per kete arsye mos e lini pa u kujdesur per te. Duart gjithashtu kane nevoje per kujdes.
Keshille ekstra: Secilen here kur perdorni krem per fytyre, merrni edhe pak krem dhe perdoreni ne qafe, e pastaj ferkoni duart.
Kremra per nxirje
Perdorni kremra per nxirje te tenit qe edhe ai te ndizet dhe te duket i shendetshem. Evitoni rrezitjen e tepert.
Keshille ekstra: Blini losione te cilat permbajne faktore te nxirjes - do t’i mbuloje venat dhe kapilaret e zgjeruar, e kembet do t’ju duken me vitale.
Ushtrimet
Ushtroni muskujt e fytyres. Kjo eshte njekohesisht menyra me e shpejte, por edhe me e lire, te mundesoni qarkullimit e lekures, sepse do te formoje nje depo te oksigjenit. Kjo do te kontribuoje per nje ten me te shendoshe dhe me te fresket.
Keshille ekstra: Çdo mengjes, para se te shkoni ne pune, kur te pastroni fytyren dhe dhembet, se paku per dhjete sekonda beni grimasa para pasqyres.
Peme dhe perime te fresketa
Radikalet e lire luajne nje rol te rendesishem ne procesin e plakjes. Beni pemet dhe perimet e fresketa te cilat permbajne antioksidues, vitamina A, C dhe E, pjese te ushqimit tuaj.
Keshille ekstra: Antioksiduesit mund t’i perdorni ne fytyre permes preparateve te ndryshme.
Modeli i flokeve
Floket e prera mire vlejne me shume se cilido preparat per kujdes te flokeve. Modeli i flokeve eshte sikur fustani: Nese e keni nje model qe ju rri mire, stolite jane te teperta.
Keshille ekstra: Se paku nje here ne vit caktoni termin te nje floktar me renome.
Veprat e mira
Nese beni diçka qe ju ben te ndjeheni mire, mundesia eshte e madhe qe te keni nje fytyre te lumtur. Studimet kane zbuluar se personat qe duken te lumtur jane me te deshirueshem.
Keshille ekstra: Jini te sjellshem ndaj personave te dashur, por beni diçka te mire edhe per ndonje kolege, fqinj, kalimtar.