Zbuloni tri pikat me te dobeta te meshkujve

Zbuloni tri pikat me te dobeta te meshkujve
Mendoni se meshkujt nuk kane dobesi dhe frike? Gaboheni rende!. Meshkujve nuk u pelqen qe te tregojne dhe shfaqin dobesite dhe problemet e tyre, por kjo nuk dmth se ata nuk kane gjera te tilla. Mesoni se cilat jane pikat me te dobeta te burrit tuaj, ne menyre qe ta kuptoni me mire ate dhe te mund ta perkrahni kur te kete nevoje. Eshte veshtire te thuhet se cila eshte frika me e madhe e perbashket e meshkujve, por ekspertet thone se ekzistojne tri gjera te cilat e mundojne çdo njeri.

Frika nga deshtimi

Gati çdo mashkull perfshihet nga frika, sidomos ne fillim te marteses, se a do te jete ne gjendje qe t’i plotesoje pritjet seksuale te gruas. Per kete shkak, ata mbyllen ne vete dhe evitojne perkedheljet. Perpos ne fillim te lidhjes, probleme te tilla mund te paraqiten edhe me vone.

Keshille: Nese vereni se partneri juaj eviton prekjet tuaja epshore, dijeni se ate e mundon ndonje gje. Zgjidhja qendron te trajtimi i tij me fjale te buta. Kjo do t’i ndihmoje atij qe te qetesohet dhe te kete me shume besim ne ju.

Nevoja per lavderim

Seksi eshte burim i fuqise dhe sherben si deshmi e burrerise. Ekspertet thone se seksi per meshkujt dmth se jane te forte dhe te qendrueshem, se mund te perkujdesen per gruan e tyre, ta furnizojne ate dhe se jane dashnore te mire. Ne fakt, burri juaj deshiron qe te jete superhero dhe deshiron qe edhe ju ta shihni si te tille. Kur ju kenaqe seksualisht, ai ndihet si supermen.

Keshille: Nese doni qe burri juaj te ndihet i sigurt dhe i suksesshem, duhet qe ta lavderoni vazhdimisht. Gjate marredhenies seksuale thoni fjale te buta, meqe ekspertet thone se per meshkujt, keto fjale kane rendesi te madhe.

Mos e refuzoni

Nje rregull themelor qe duhet ta mesoni, eshte se kurre nuk duhet ta refuzoni partnerin bashkeshortor kur ju fton qe te keni marredhenie intime. Natyrisht, kur nuk jeni ne gjendje, apo ne disponim, kete duhet t’ia thoni atij ne menyre te bute. Ekspertet thone se femrat nuk duhet ta perdorin refuzimin e seksit si mjet ndeshkimi per burrat e tyre.

Keshille: Gjeni menyre qe partnerit tuaj t’ia beni gjithmone me dije se vazhdon qe t’ju pelqeje dhe se vazhdoni qe te kenaqeni ne perqafimin e tij. Partneri juaj ka nje deshire te zjarrte qe te jeni ju ajo qe ia fillon seksit, prandaj mos hezitoni qe ta beni nje gje te tille.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama