Zef Deda nese do flisja me nje person ne boten tjeter zgjedh Sander Prosin. Do i thoja

Zef Deda, nese do flisja me nje person ne boten tjeter zgjedh Sander Prosin. Do i thoja
Aktori i humorit shqiptar Zef Deda shprehet se adoleshenca e tij  ishte e kufizuar mes shkollës , shtëpisë dhe estradës. I vetmi argëtim për të  ka qenë kur shkonte tek dajat.

“Atje? Benim si roje delesh, se kishin dele shumë ata  dhe thonin: “O Zefo, shko e merri ato delet atje!”, e shkonim ne, edhe kënaqeshim!”

Për sa i përket marrdhënieve me vajzat ai shprehet.

“Më mirë pyet  a ma ka mbajt  me i propozu kujt nji herë? Se unë s’kam ndonjë  qenë ndonjë gjë, mashkull me të thy në mes, por i dobët e i hollë, por kam qenë i shkathët’’- shprehet ai.

Ai nuk pranon të ketë pasur kurrsesi debate me miqtë për femra.

“Jo, jo, unë i kam pas inat këto gjona , tashi ajo që më deshti mu, më përlau e më ka edhe sot. Kam qenë i  vogël, 27 vjeç, kur më that të dua , e unë i thashë; “Po prit moj një herë  ta pyes nënën se jam i vogël!. “Hë mor mos bëj kështu se le nam!” , më tha ajo. Unë në fakt kam qenë dreqi vetë, vetë e kam afrue , vetë e kam zgjedh, edhe që i shkonte  tipit tem, profesionit tim, e që do ma kishin qejf në shtëpi, atë e afrova unë!”, tregon Zefi.

Pereceptimet e vajzave për të  kanë qenë “O sa i shkathët ky aktori!”, “Artist i mirë ky karagjozi!’.

“Ne kena kenë me  paksa ekonomi të dobët, dhe nëna ka punu në shkollë, se baba na ka vdekë herët, ka vdek 36 vjeç , ai ka qenë  piktor në teatër, e na ka rrit nëna me shumë mundime, a e din  në shkollë ça ka punu nëna, a ta merr mendja? Pastruese, e kështu na ka rrit  ne jetimave, ti pyet  kur çohesh në mëngjes, më mirë pyet a ke fjet deri në mëngjes, se kur bije për të fjetur, kalonte dy pas mesnatës, se ishte ftohtë  e megjithatë shpejt  më dilte gjumi se në tetë pa një çerek duhej me kenë në shkollë. Në gjashtë e gjysmë çohesha , i hidhja ndonjë sy mësimeve, me përjashtim të matematikës që mund t’ja hedhsha sytë dhjetë herë  e nuk merrsha  vesh hiç. Merrsha  çantën, e hedhsha  krahqafë, jo çantë lëkure, çantë lecke, e qepte nëna, e shkoja në shkollë, aty poshtë takojsha dhe shokët e tjerë se e kishim shkollën bashkë, e në shkollë kur binte  ajo zilja e pesë minutshit, nuk e ke idenë  sa zhurmë e bëjshim kur vinte zojusha, e tana mi ngelnin mua!”- tregon Zefi në librin “Papafingo’’.

Ai tregon se është tifoz me  Vllazninë, i pëlqen aroma e trëndafilit, në pijet e preferuara ka verën dhe nëse do të takonte një person që ka vdek ai përzgjedh Sandër Prosin të cilit do t’i thoshte këta fjalë: “ Ku je mo professor, O Zot sa gjurmë të madhe  dhe të bukur e ke lanë në këtë tokë. O mrekulli që s’mbeti njeri në të gjithë filmat që ke lujt dhe në të gjithë rolet që ke lujt, si ka mundësi, na ke pikturuar edhe ne  nga një fije këtu në shpirt!”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama