Gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" ka përpiluar listën e 5 dështimeve të kësaj jave në Euro 2016 dhe mes tyre figuron edhe emri i mbrojtësit të shumëpërfolur shqiptar, Frederik Veseli.
"Gjatë sezonit të kaluar, Zdenek Zeman ishte trajner te Lugano dhe Veseli ishte një prej futbollistëve të tij. Kur Veseli mori ftesën për në Europian, Zeman komentoi: Jam i lumtur për lojtarin. Por shqetësohem për Shqipërinë.
Në ndeshjen kundër Francës, Veseli hyri në fushën e lojës si zëvendësues në mbrojtje. Pak kohë më vonë harroi në zonë Griezman dhe rezultati shkoi 1-0 për Francën. Zeman e dinte për çfarë po fliste", shkruan gazeta zvicerane.
Dështimet e tjera të javës sipas "NZZ" janë prerjet e çuditshme të flokëve të shumë futbollistëve, postimi i gruas së Humels së një fotoje në Paris ku kishte shumë parulla me fyerje, videot e huliganëve rusë në përplasjet me anglezët si dhe cilësia e dobët e terreneve në Francë.