Zemërimi shpesh shkaktohet nga ndonjë problem i cili njerëzve u duket i pakalueshëm. Por, mu kjo ndjenjë te njerëzit ndjell ndjenjën e krenarisë, e cila është gjë pozitive, meqë i shtynë njerëzit përpara. Emocionet pozitive u ndihmojnë njerëzve që të kuptojnë dhe kontrollojnë emocionet e tyre. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me sasinë e kufizuar të ushqimit në ambient. Ata të cilët për shkak të mungesës së ushqimit dhe urisë do të zemërohen, hidhërimin e tyre më së shpeshti e shndërrojnë në sulm konstruktiv, do të fillojnë me kërkimin e ushqimit dhe i rrisin gjasat për të mbijetuar.
Në versionin tjetër të studimit, pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ta shtypnin një tast në mënyrë që t’u jepej ndonjë gjë. Për atë gjë që ishte vlerësuar se ishte më e pëlqyer për njerëzit, ata duhej që ta shtypnin butonin më shumë herë. Sa më e madhe që ishte përpjekja, aq më të shpeshta ishin fytyrat e mrrolura.
Pjesëmarrësit në këtë studim nuk kishin ide se, dëshira e tyre për gjësende të ndryshme, ka lidhje me hidhërimin. Kërkuesit shkencorë mendojnë se ky studim tregon se sa pak i njohin njerëzit emocionet e tyre.