Zhytësit kanë zbuluar mbeturinat e një ‘bote të mbytur’ me një popullsi prej dhjetëra-mijëra njerëzish, që mund të ketë qenë dikur “zemra e vërtetë” e Evropës. Një ekip klimatologësh, arkeologësh dhe gjeofizikanësh kanë rikrijuar hartën ku shtrihej zona dikur e banuar, duke përdorur të dhëna të reja të mbledhura nga disa zhytës të kompanive të naftës. Në bazë të këtyre, ata janë në gjendje të përcaktojnë shtrirjen e plotë të një ‘toke të humbur’, dikur të populluar edhe nga mamutët, transmeton Zhurnal.
Studiuesit thonë se popullsia e këtyre vendeve të mbytura mund të ketë qenë me dhjetëra mijëra, dhe ata jetonin në një zonë shumë të gjerë, që shtrihej nga Skocia Veriore e deri në Danimarkë.
Zona pretendohet që dikur ka qenë “zemra e vërtetë” e Evropës dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga një ‘cunami shkatërrues’. Sipas tyre, sipërfaqja e mbytur në Detin e Veriut është shumë më e madhe se disa shtete moderne të Evropës së sotme.