Zemra shpeton Gjiken nga burgu akuza Perdori semundjen

'Zemra' shpeton Gjiken nga burgu, akuza: Perdori semundjen

Transferimi i kreut të bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika nga Vlora drejt një spitali privat në Tiranë ka përplasur Prokurorinë dhe Drejtorinë e Burgjeve të këtij qyteti.

Organi i akuzës përmes një shkrese drejtuar Drejtorisë së Burgjeve në Vlorë ka kërkuar sqarime për procedurën e ndjekur për transferimin pa dijeni të saj, të Gjikës drejt kryeqytetit.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar u arrestua më 6 shkurt në banesën e tij në zonën e Ujit të Ftohtë me urdhër të prokurorisë, e cila ka ngritur ndaj një tij një akuzë të re të shpërdorimi të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Por, pak orë pas arrestimit në shoqërinë e forcave të policisë Gjika la qelinë dhe u dërgua në spital pasi kishte shfaqur shqetësime me tensionin dhe zemrën.

Një ditë më pas, në mëngjes, Gjika u transferua në Tiranë ku iu nënshtrua një mjekimi të specializuar në një spital privat në kryeqyteti.

Pikërisht, nga mjediset e spitalit gjykata i komunikoi atij masën e arrestit “detyrim me paraqitje”. Masa e dhënë nuk ka lënë të kënaqur prokurorinë, e cila njoftoi se do ta apelojë vendimin. Ajo kishte kërkuar ndaj masën e arrestit më burg.

Gjykata e arsyetoi vendimin duke thënë se Gjika kishte nevojë për mjekime të mëtejshme dhe kujdes shëndetësor.

Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, shefi i urbanistikës në bashkinë Vlorë dhe biznesmeni i ndërtimi Artur Haxhi, u mbajtën në burg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama