Zerat brenda qeverise JO demontimit te armeve kimike siriane ne Shqiperi

Zerat brenda qeverise: 'JO' demontimit te armeve kimike siriane ne Shqiperi

Zërat e parë tregojnë se qeveria nuk do të pranojë armët kimike, pasi disa prej deputetëve të majtë dhe dy ministra janë shprehur hapur kundër armëve kimike. Por, nga ana tjetër protesta vijonë në të gjithë vendin dhe në disa shkolla është ndërprerë mësimi, pasi nxënësit i janë bashkëngjitur tubimeve. Ka qenë deputeti i PS-së, Ben Blushi, ai i pari që deklaroi dje, se nuk do ta votonte në Kuvend një nisme të tillë.

Edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit theksoi se Shqipëria nuk ka kapacitet për çmontimin e armëve kimike. Deputeti Koço Kokëdhima ka deklaruar mbrëmë në një emision, se nuk do ta votojë vendimin për pranimin e armëve kimike në rast kalimi në Kuvend. Edhe deputeti i PS, Alfred Peza publikisht deklaroi dhe në “Opinion”, se nuk do ta votojë në Kuvend vendimin në fjalë. Ditën e sotme, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka deklaruar se nuk e mbështet një vendim, për të cilin nuk është pyetur populli. Nga ana tjetër, deputeti i PS, Namik Dokle, deklaroi sot se një kryeministër, sado i votuar të jetë nuk mund të vendosë për jetën e qytetarëve pa i pyetur ata.

Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, është shprehur sot kundër armëve kimike, duke thënë se Shqipëria nuk ka pajisje për çmontimin e tyre. Ndërsa pak më parë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka thënë se vendi nuk ka kapacitetin e duhur për demontimin e armëve kimike të Sirisë. Po sot ka dalë kundër edhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe, pasi ka thënë se Shqipëria nuk ka kapacitete dhe teknologji për një trajtim të plotë të “lëndëve kimike” është fare evidente.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama