Hes besonte se Çërçilli ishte “magjepsur” nga forcat e së keqes që po përpiqeshin ta vrisnin atë, sepse ai ishte “personi i vetëm që e dinte sekretin e fuqive të tyre psikike”. Profesori Daniel Pik, historian dhe psikoanalist nga kolegji “Birkbeck”, Universiteti i Londrës, i ka studiuar shënimet e Dr. Diks për të shkruar një libër të ri “Kërkime mbi trurin e nazistëve – Hitlerin, Hesin dhe analistët”. Ai tha për “Daily Telegraph” se “kur njerëzit e pyesnin atë për shembull për kampet e përqendrimit, Hes raportohet se ishte përgjigjur se nëse ka ekzistuar mizoria, atëherë kjo ka ndodhur sepse hebrenjtë i kishin hipnotizuar gjermanët për t’i detyruar ata të silleshin kaq keq. Hes e ka adhuruar Hitlerin dhe u bë ndihmësi i tij në vitin 1933.
Ai ishte i befasuar nga lufta me Mbretërinë e Bashkuar dhe shpresonte se Britania do ta pranonte Gjermaninë si aleate. Në vitin 1941 ai udhëtonte për në Skoci, por avioni i tij pësoi defekt, ai u hodh me parashutë dhe u kap nga britanikët. Çërçill fillimisht e dërgoi atë në Kullën e Londrës, duke e bërë të burgosurin e fundit që u mbajt në ndërtesën 900-vjeçare. Pas fundit të Luftës, ai u gjykua në Nuremberg bashkë me liderë të tjerë nazistë, ku u dënua me burgim të përjetshëm për krime kundër paqes. Në gjykatë ai është shprehur: “Nuk me vjen keq për asgjë”.
Deklarata e Çurçillit
Hitleri e kishte parë fluturimin e Hesit në Britani si tradhti dhe privatisht kishte urdhëruar që ai të qëllohej. Në librin “Lufta e Dytë Botërore”, Uinston Çurçill theksonte gjendjen e rëndë mendore të Hesit. “Cilido të jetë faji moral i çdo gjermani që ka qëndruar në krah të Hitlerit, Hes i ka larë mëkatet me devotshmërinë dhe veprat e çmendura të ‘dhuratës’ lunatike”.