TIRANË, 26 Tetor/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën që t'i propozojë Kuvendit kandidatin Eduard Ndocaj, për të zëvendësuar deputetin e dorëhequr të Partisë Socialiste, në qarkun Lezhë Arben Ndoka.
Me 3 vota pro dhe 4 vota kundër KQZ rrëzoi aktin e sjellë nga administrata zgjedhore, që ia kalonte mandatin e Ndokës, kandidatit vijues në listë, Ndrec Ndue Dedaj, aktualisht kryetar i bashkisë Mirditë. Përlasja e dy mandateve të z. Dedaj shkaktoi debate mes anëtarëve të Komisionit, lidhur me ligjshmërinë e aktit të hartuar nga administrata zgjedhore.
Megjithëse, kandidati Dedaj, përmes një akti noterial refuzonte të dorëhiqej nga mandati i kryebashkiakut, sipas anëtarëve të KQZ-së, kodi zgjedhor aktual nuk i jepte zgjidhje një rasti të tillë.
Në këto kushte KQZ i përcolli Kuvendit emrin e kandidatit vijues, Eduard Ndocaj, i 6-ti në listën shumemërore të PS-së për qarkun e Lezhës./a.s/m.m/