Zgjedhjet dhe kriza zbehen turizmin

Zgjedhjet dhe kriza zbehen turizmin

Kriza ekonomike dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, të cilat përkuan edhe me fillimin e sezonit turistik për vitin e shkuar, ndikuan negativisht për turizmin e vendit tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, zgjedhjet parlamentare dhe kriza ekonomike bënë që numri i turistëve në Shqipëri të pësonte një rënie për vitin 2013. Gjatë sezonit të fundit turistik dhe më pas, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri për të kaluar pushimet përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2013, pësoi një rënie me 9.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Pjesën më të madhe të turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2013, e zunë ata turiste që hynë në Shqipëri për vizita ditore. Pra, 68 % e turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2013, nuk qëndruan më shumë se një javë në vendin tonë. Kështu, INSTAT-i tregon se vetëm 30 % e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2013, qëndruan për të kaluar pushime më të gjata se një javë. Kjo bëri që Shqipëria të vilte të ardhura modeste nga turizmi vitin që shkoi. Kontributi i dobët i turizmit dëshmohet edhe nga të dhënat e rritjes ekonomike, ku të ardhurat nga sektori i tregtisë, hoteleve dhe restoranteve në tremujorin e tretë të vitit 2013, ra me 3.4 %. Po kështu, operatorët turistikë dhe kryesisht hotelierët, janë ankuar vazhdimisht për konkurrencë të ulët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, për shkak të nivelit më të lartë të tatimit mbi vlerën e shtuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama