Zgjedhjet e BE-se zhvillohet debati i pare presidencial

Zgjedhjet e BE-se, zhvillohet debati i pare presidencial

Kandidatët kryesorë për presidencën e radhës në Komisionin Europian kanë marrë pjesë mbrëmjen e ditës së hënë në dy debate televizive për zgjedhjet evropiane të muajit maj. Ekonomia evropiane, politika e huaj dhe përballimi i euroskepticizmit të shtuar, mbizotëruan debatin që zgjati 90 minuta dhe që u ndoq nga “Euronews”. Debati u mbajt në qytetin holandez të Maastricht-it, me një publik të përbërë kryesisht nga studentë.

Më tepër se 47 mijë postime në Twitter me hashtag-un #EUdebate2014 u bënë gjatë debatit, për kandidadët: ish-Kreministrin e Luksemburgut, Jean-Clude Juncker (nga qendra e djathtë), kreun e Parlamenitt Europian, Martin Schulz (qendra e amjtë), ish-kryeministrin belg, Guy Verhofstadt (nga liberalët) dhe anëtarin e Parlamentit Europian, Ska Keller nga ambientalistët.

Udhëheqësi i majtë grek, Alexis Tsipras e ka refuzuar ftesën, ndësa grupi konservativ euroskeptik dhe ai reformist kanë vendosur të mos zgjedhin një kandidat për zgjedhje.

400 milionë votues në Europë do të mund të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në datat 22-25 maj. Për herë të parë, rezultatet do të dalin kur liderët e 28 vendeve të BE-së do të zgjedhin një person që do të zëvendësojë presidentin aktual të Komisionit, Jose Manuel Barroso. I zgjedhuri duhet të ratifikohet nga shumica e Parlamentit të ri Europian.

 

Argumente gjatë debatit

Keller e filloi debatin duke argumentuar “harmonizimin e taksave në bllokun Europian”. Ai u përqëndrua më tepër në problemet e emigracionit dhe në politikat energjetike dhe bëri thirrje “për një Europë që kujdeset për njerëzit e zakonshëm”.

Ndërsa Juncker tha se po bënte fushatë për “një Europë serioze. Një Europë që nuk ëndërron, por që i bën gjërat”, shtoi ai. Greqia, Irlanda dhe Portugalia bënë thirrje për vendosjen e një page minimale në të gjithë BE-në. Verhofstadt tha se BE-ja ka nevojë për “më pak rregullim të tregut të brendshëm dhe më tepër politika”. Më vonë ai argumentoi se “kriza dhe papunësia” i kanë kthyer të rinjtë kundër BE-së.

Schultz e përfundoi ligjëratën duke premtuar “të risjellë drejtësi dhe ndershmëri” dhe “të krijojë një Europë me qytetarë, jo me banka dhe spekulatorë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama