Zgjidhet misteri Pula lindi e para vezen apo veza - pulen

Zgjidhet misteri:
Sipas raporteve nga faqja Metro, mësohet se në Sri Lanka, një pulë ka lindur një zog në stilin e gjitarëve, pa bërë një vezë . Tradicionalisht vezët nxirren nga trupi i një pule-kllockë dhe inkubohen jashtë. Megjithatë në këtë rast krejtësisht të vecantë, veza qëndroi brenda pulë për 21 ditë para celjes.

Teorikisht kjo nuk duhet të ndodhte, por më së fundi, me shaka të gjitha mediat shoqërore po përcjellin faktin që misteri i "Pula lindi e para vezën, apo veza - pulën"; më së fundi u zgjidh! Raportohet se zogu i vogël i lindur arriti të mbijetojë, por fatkeqësisht këtë gjë nuk mund ta themi dhe për kllockën e cila kishte marrë shumë plagë të brendshme gjatë lindjes.

Ndërkohë fshatari nga Sri Lanka që ka dëshmuar ngjarjen ka njoftuar dhe biologë lokalë që të vërtetojnë ngjarjen dhe gjithcka rakordohet të jetë e vërtetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama