Autoritetet greke kanë mundur të gjejnë familjen bullgare që mendohet se ka dhënë Marian e vogël tek romët. Bëhet fjalë për një nënë bullgare shumë të varfër e cila ka 10 fëmijë, e cila pretendohet se ka dhënë fëmijën Maria vetëm pak orë pas lindjes në një spital në Athinë shumë pranë vendit ku u gjet vogëlushja në një kamp rom.
Sasha Rusheva, vetëm 35 vjeç, pati probleme me regjistrimin e fëmijës dhe kishte vendosur ta falte edhe për shkak të varfërisë së skajshme ku jetonte me fëmijët e tjerë. Kështu, alibia e çiftit rom se këtë fëmijë ua kishte dhuruar një bullgare e varfër duket se po del e vërtetë. Daily Mail ofron foto të fëmijëve të tjerë të familjes bullgare që duket se ngjajnë shumë me motrën e tyre.