Zgjidhni shtratin ideal

Zgjidhni shtratin ideal
Shtratin e përdorim për të fjetur për të parë televizor, për t'u qetësuar pak, për të lexuar, për të bërë dashuri dhe për shumë gjëra të tjera. Kalojmë aty rreth 25 vjet të jetës sonë dhe ndonjëherë shtrati na bëhet shoku më i mirë dhe besnik. Kur qëndrojmë shtrirë rrezikojmë që të marrim pozicione jo të përshtatshme për trupin që na sjellin dhimbje shpine apo qafe.Ndaj është tepër e rëndësishme që të kemi një shtrat komod në të gjithë komponentët e vet, në dyshek, jastëk dhe sustë.

Dysheku më i mirë

Nëse nuk keni bërë zgjedhjen e duhur, shtylla kurrizore e ndjen menjëherë se dysheku nuk është i përshtatshëm për ju. Dyshekët janë të ndryshëm, të fortë, të butë, tepër elastik...varet se cili model ju përshtatet më mirë juve.

Në momentin që shkoni për të blerë dyshek merrni kohën e duhur, shtrihuni dhe qëndroni për disa minuta. Kaloni dorën nën veshka. Nëse dora ngec atëherë është më elastik sec duhet, nëse kalon me lehtësi dysheku është më i fortë sec duhet. Idealja? Mes veshkave dhe dyshekut duhet të jetë hapësirë vetëm për të vendosur dorën. Zgjidhni një dyshek as shumë të fortë dhe as shumë të butë.

Jastëku ideal

Jastëku nuk duhet të jetë as shumë i ulët as shumë i lartë pasi sjell probleme në qafë. E rëndësishme është që kurrë të mos flini pa jastëk dhe nderrojeni ate cdo 5 vjet. Po ashtu këshillohet që në verë të përdorni një jastëk të lehtë, ndërsa në dimër një jastëk me përbërje më intensive.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama