Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Zgjuarsia matet me numrin e miqve
Njerëzit me koefiçent më të madh zgjuarsie janë ata që kanë edhe më shumë miq. Të paktën, kështu ndodh në shumicën e rasteve, argumentuan disa studiues, pas një kërkimi të thelluar në raportin midis inteligjencës njerëzore dhe aftësisë për të krijuar miq. Mbajtja e marrëdhënieve të shumta miqësie kërkon një fuqi më të madhe mendore, aftësi për t’u përshtatur në situata të ndryshme dhe kërkon një fleksibilitet që jo të gjithë mund ta kenë. Kërkuesit britanikë që u përpoqën të analizojnë këto parametra realizuan studime mbi 40 njerëz, të cilëve iu morën imazhe të detajuara anatomike të trurit të tyre.

Personat me më shumë miq, kishin një tru më të madh në pjesë e korteksit orbital parafrontal, që njihet njëkohësisht edhe si një zonë përcaktuese në inteligjencën njerëzore. Profesori Robin Dunbar, i Universitetit të Oksfordit, njëri prej udhëheqësve të studimit, u shpreh: “Kemi arritur të gjejmë se individët që kanë më shumë miq kanë përgjithësisht një logjikë më të mirë dhe një inteligjencë të rritur. Kjo është meritë e një vëllimi më të madh truri në pjesën e korteksit frontal, ajo pjesë e trurit që ndodhet menjëherë pas syve”.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama