Për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër, por vetëm përmes ekranit, do të ishte vështirë e besueshme që portretit tolerant dhe tonanliteteve të shtruara të zërit të Zhani Cikos t’i atashonin tiparet e një karakteri të prerë, shumë ambicioz, kritik, gjithmonë në kërkim të perfeksionit, i papajtueshëm me asnjë formë neglizhence. Në punën e tij, pothuajse nuk ka kohë të lirë, por edhe sikur të kishte, do ia kishte dedikuar po asaj. Prandaj nuk e braktisi kurrë, edhe në ato momente kur ofertat për të shkuar larg mund të ishin joshëse, krahasuar me atë çka ofronte jeta e artistike e një vendi në tranzicion.
Duke ndjekur Zhani Cikon në një ditë të zakonshme, kuptojmë se lidhja e tij me muzikën është një prej atyre pa të cilat njeriu nuk gjen dot motivin e jetës. Është ky një motiv që e shpalos hapur jo vetëm CV-ja e tij e pasur, por edhe një gen i fortë tingujsh që vjen e shtrihet në breza. Mbi të gjitha është një shqisë, që më tepër sesa erdhi e u kultivua, le të themi që lindi me të. Prandaj edhe sot e kësaj dite ai i ka ende të freskëta impresionet e atij fëmijës së dikurshëm, që i mrekulluar rrinte e vështronte adhurueshëm të atin, Mihal Cikon, një nga pionierët e këngës, teksa këndonte ariet e tij të dashura përpara pasqyrës së gardërobës, atje, në shtëpinë e tyre në Korçë. Më pas ai do të ndiqte nga afër të gjitha provat e korit të këtij qyteti, ku i ati, Mihali, kishte punuar tërë jetën.
Shumë kohë më vonë, kur ai do të bëhej një muzikant koshient, deri edhe sot që drejton Teatrin e Operas, shpeshherë në ariet e veprave që vihen në skenë, Zhani kujton me nostalgji ato arie të cilat ai i ka përjetuar që në moshën 3 vjeçare. Ashtu siç të pashlyera ka nga ky qytet edhe festimin e karnavaleve, Krishtlindjeve të kuqe, Pashkëve të bardha, paradave pa fund.
I lidhur së tepërmi me ambientin e tij familjar, kulturën e tij, mjedisin ku u rrit, trashëgiminë prindërore, gjithë atë anturazh që e rrethonte, ai nuk mund të mos i japë një meritë të jashtëzakonshme në brumosjen e tij deri edhe atyre drekave tradicionale të së dielës në familjen e tyre, ku të gjitha bisedat e debatet ne tavolinë midis të atit, dajës e vetë Zhanit më pas, nuk flisnin për gjë tjetër veçse për marrëdhëniet me gjininë e operas.
Pas kësaj, ardhja në Tiranë, kthimi herë për vizitë tek gjyshërit e tij e më pas edhe transferimi i plotë në kryeqytet, atë e lidhi edhe më fort me dajën e tij, kompozitorin e njohur Nikolla Zoraqi, atë kohë student për violinë në lice. Ishte pikërisht ky momenti që do ta bashkonte Zhanin me këtë instrument të bukur i cili do ta shoqëronte pastaj gjatë në hapat e tij prej liceisti.
Por, me gjithë pasionin për violinën ai nuk ra asnjëherë në qerthullin e një eruditi të zakonshëm. Përtej violinës, interesat e tij për jetën kulturore dhe sociale të asaj kohe, sa vinin e zgjonin të tjerë zëra të brendshëm, duke e shpalosur natyrën e tij djaloshare edhe jashtë mureve të liceut artistik. Në këtë pikë, Zhani Ciko kujton ndikimin e madh që ka pasur në jetën e tij Mahmut Bobrati, profesori i tij i frëngjishtes si dhe miku i tij Skënder Gjylasani. Përmes kontakteve me këta njerëz, të cilët Ciko i cilëson si shumë të veçantë, me një formim filozofik dhe gjykime kritike ndaj sistemit dhe partitizmit, ai pati mundësinë të njohë edhe një pjesë të disidencës së asaj kohe. Të gjitha këto, jo vetëm që do të ndikonin dukshëm në botëkuptimin e tij prej të riu, por do të zbulonin edhe interesa të tjera që kishin të bënin me gjuhët, letërsinë dhe sidomos historinë.
Ndonëse shumë i ri, duke qenë edhe një nxënës shumë i mirë dhe një njeri që filloi të dalë në skenë që në moshë shumë të re, ai pati mundësi t’i shihte më nga afër ambientet politike të kohës, nga një koncert në tjetrin, nga një pritje në tjetrën, duke konstatuar shumë shpejt falsitetin midis atyre deklaratave shumë popullore e të thjeshta që flisnin për barazi dhe një realiteti tjetër diferencimesh të mëdha. Ishte pikërisht ky momenti ku Zhani do të thellonte edhe më tej sensin e tij kritik të të parit të gjërave dhe antikonformizmi do të pushtonte botën e tij, të etur për të renë, modernen perëndimore, fjalën, mendimin dhe lëvizjen e lirë artistike dhe sociale.
Ishte po ky imazh që do ta shoqëronte edhe në detyrën e tij të re në vitin 1971, plot 40 vjet më parë, si drejtor artistik i Teatris të Operas.
Vetëm 24 vjeç atëherë, shumë i ri, ai kujtonte se bashkë me pozicionin dhe përgjegjësinë i kishin dhuruar edhe besimin e plotë për të mirëpritur të renë e bukur dhe profesionalizmin bashkëkohor në idetë e tij. Por nuk ishte aspak ashtu. Bashkë me shumë kolegë të tjerë, edhe Zhani Ciko nuk mundi t’i shpëtonte ashpërsisë së sistemit dhe në vitin 1973, pas të shumëpërfolurit “Festival i 11”, vetëm sepse nuk e pa të arsyeshme ta dënonte këtë shfaqje, por e konsideroi një zhvillim që duhej mirëpritur dhe duartrokitur, ai pati konsegueca që e çuan drejt largimit nga profesioni dhe instrumenti i tij i dashur, violina, për një periudhë gati 15 vjeçare. “Izolimi vetëm mund të durohej, por në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej. “Kurrsesi në nuk mund të bëja një kompromis me veten për tu pajtuar me një izolim kulturor”, kujton Zhani. Filloi atëherë një periudhë tjetër e jetës së tij, që pasoi me një transferim “riedukues” në Patosin e largët, ku për rreth 6 vjet do të jepte mësime muzike në shkollat e kësaj qyteze të vogël, tek banorët e së cilës la gjurmë të mëdha. Për meritë të kontributeve të tij të pashlyeshme, Këshilli bashkiak i këtij qyteti, kohë më vonë i dha emrin e tij shkollës së mesme të vetme të këtij qyteti.
Më 1979 kthehet në Tiranë si pedagog i violinës e më pas drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja”. Nga klasa e tij e violinës diplomohen disa ndër violinistët më të mirë të brezit të kohës.
Krijues dhe drejtues i një bërthame pedagogjike për shkollat artistike të vendit, gjatë këtyre viteve krijon një formacion orkestror të harqeve të shkollës që për nivelin e lartë u vlerësua menjëherë si kulmor në festivalet dhe koncertet më të rëndësishme të kohës
Në fund të viteve ’80 formon orkestrën e harqeve “Virtuozët e Rinj të Tiranës”, me të cilën arriti shumë shpejt një sukses të plotë. Që në turnetë e para, më 1989, në Austri, Itali, Greqi, arriti edhe suksesin e vet jashtë vendit.
Më 1998 ndërmerr një turne me 18 koncerte shumë të suksesshme në Suedi dhe po këtë vit Zhani Ciko themelon ansamblin e parë të harqeve të Muzikës së Re në Shqipëri, tashmë të njohur me emrin “Amra. Në Festivalin “Muzika dhe Rinia 2000” në Vienë orkestra “Virtuozeë e Rinj të Tiranës” e drejtuar prej tij vlerësohet me çmimin e parë për orkestrat e harqeve dhe me Çmimin e Madh të Bashkisë së Vienës.
Më 1989 zgjidhet të jetë Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar dhe njëherësh të drejtojë të gjitha veprimtaritë më të rëndësishme muzikore të këtij institucioni, impenjim të cilin e ruan deri në vitin 2003.
Në vitin 2003, ai kthehet nën drejtimin e TOB-it, tashmë plot 30 vjet më vonë, me koncepte të reja e të pa prangosura në vizionin e tij prej artisti. Midis profesionalizmit dhe mos mediokritetit, midis asaj që ishte kombëtare dhe globales, midis asaj që duhej të ishte elitare dhe asaj që duhej të ishte më popullore. Këto ishin raporte të rikonceptuara tashmë në kushte të tjera të lirisë së mendimit dhe veprimit. Nisi kështu së pari reformimi i prodhimtarisë së këtij institucioni. Nga një institucion që deri dje kishte sjellë jo më shumë se tre tituj në vit, shumë shpejt premierat e tij do të shumëfishoheshin.
Së dyti erdhi zgjerimi i repertorit, përtej traditës së deriatëhershme, me Grand Operat e Musical-et, por edhe sjellja e shumë emrave të famshëm të operistikës botërore.
Zhani Ciko është i pari dirigjent shqiptar që ka drejtuar në stinën koncertore ndërkombetare “Allegretto Albania” dhe më pas në atë “klasik” që organizohet çdo vit në Tiranë.
Në vitin 2005, ai dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, titulli artistik më i lartë në vend.
Në vitin 2009, Ministri i Kulturës dhe Informacioni të Francës i akordon Medaljen e lartë “Chevalier des Arts et des lettres” dhe në vitin 2010, Akademia Ndërkombëtare “Imperialis” i dha titullin “Akademik i madh Imperialis”. Zhani Ciko është i pari shqiptar që gëzon këtë titull.
Për sa i takon atij, nuk ka qëllim tjetër, përveçse “të reflektojmë kohën dhe emocionin e së resë, situatat përreth nesh dhe gjërat që dimë t’i themi përmes artit që ka puna e secilit, gjëra që ndoshta miliona të tjerë nuk dinë t’i thonë. Mendoj se është pikërisht ky misioni i një artisti dhe, natyrisht, kush prej nesh është kaq fatlum, lë pa diskutim një trashëgimi të projektuar përtej çdo lloj kufiri, që vazhdon e mbijeton edhe kur nuk jemi më”.
Dhe Zhani Ciko e ka bërë, në mënyrën e tij, të vlerësuar tashmë si mjeshtërore. Për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër, por vetëm përmes ekranit, do të ishte vështirë e besueshme që portretit tolerant dhe tonanliteteve të shtruara të zërit të Zhani Cikos t’i atashonin tiparet e një karakteri të prerë, shumë ambicioz, kritik, gjithmonë në kërkim të perfeksionit, i papajtueshëm me asnjë formë neglizhence. Në punën e tij, pothuajse nuk ka kohë të lirë, por edhe sikur të kishte, do ia kishte dedikuar po asaj. Prandaj nuk e braktisi kurrë, edhe në ato momente kur ofertat për të shkuar larg mund të ishin joshëse, krahasuar me atë çka ofronte jeta e artistike e një vendi në tranzicion.
Duke ndjekur Zhani Cikon në një ditë të zakonshme, kuptojmë se lidhja e tij me muzikën është një prej atyre pa të cilat njeriu nuk gjen dot motivin e jetës. Është ky një motiv që e shpalos hapur jo vetëm CV-ja e tij e pasur, por edhe një gen i fortë tingujsh që vjen e shtrihet në breza. Mbi të gjitha është një shqisë, që më tepër sesa erdhi e u kultivua, le të themi që lindi me të. Prandaj edhe sot e kësaj dite ai i ka ende të freskëta impresionet e atij fëmijës së dikurshëm, që i mrekulluar rrinte e vështronte adhurueshëm të atin, Mihal Cikon, një nga pionierët e këngës, teksa këndonte ariet e tij të dashura përpara pasqyrës së gardërobës, atje, në shtëpinë e tyre në Korçë. Më pas ai do të ndiqte nga afër të gjitha provat e korit të këtij qyteti, ku i ati, Mihali, kishte punuar tërë jetën.
Shumë kohë më vonë, kur ai do të bëhej një muzikant koshient, deri edhe sot që drejton Teatrin e Operas, shpeshherë në ariet e veprave që vihen në skenë, Zhani kujton me nostalgji ato arie të cilat ai i ka përjetuar që në moshën 3 vjeçare. Ashtu siç të pashlyera ka nga ky qytet edhe festimin e karnavaleve, Krishtlindjeve të kuqe, Pashkëve të bardha, paradave pa fund.
I lidhur së tepërmi me ambientin e tij familjar, kulturën e tij, mjedisin ku u rrit, trashëgiminë prindërore, gjithë atë anturazh që e rrethonte, ai nuk mund të mos i japë një meritë të jashtëzakonshme në brumosjen e tij deri edhe atyre drekave tradicionale të së dielës në familjen e tyre, ku të gjitha bisedat e debatet ne tavolinë midis të atit, dajës e vetë Zhanit më pas, nuk flisnin për gjë tjetër veçse për marrëdhëniet me gjininë e operas.
Pas kësaj, ardhja në Tiranë, kthimi herë për vizitë tek gjyshërit e tij e më pas edhe transferimi i plotë në kryeqytet, atë e lidhi edhe më fort me dajën e tij, kompozitorin e njohur Nikolla Zoraqi, atë kohë student për violinë në lice. Ishte pikërisht ky momenti që do ta bashkonte Zhanin me këtë instrument të bukur i cili do ta shoqëronte pastaj gjatë në hapat e tij prej liceisti.
Por, me gjithë pasionin për violinën ai nuk ra asnjëherë në qerthullin e një eruditi të zakonshëm. Përtej violinës, interesat e tij për jetën kulturore dhe sociale të asaj kohe, sa vinin e zgjonin të tjerë zëra të brendshëm, duke e shpalosur natyrën e tij djaloshare edhe jashtë mureve të liceut artistik. Në këtë pikë, Zhani Ciko kujton ndikimin e madh që ka pasur në jetën e tij Mahmut Bobrati, profesori i tij i frëngjishtes si dhe miku i tij Skënder Gjylasani. Përmes kontakteve me këta njerëz, të cilët Ciko i cilëson si shumë të veçantë, me një formim filozofik dhe gjykime kritike ndaj sistemit dhe partitizmit, ai pati mundësinë të njohë edhe një pjesë të disidencës së asaj kohe. Të gjitha këto, jo vetëm që do të ndikonin dukshëm në botëkuptimin e tij prej të riu, por do të zbulonin edhe interesa të tjera që kishin të bënin me gjuhët, letërsinë dhe sidomos historinë.
Ndonëse shumë i ri, duke qenë edhe një nxënës shumë i mirë dhe një njeri që filloi të dalë në skenë që në moshë shumë të re, ai pati mundësi t’i shihte më nga afër ambientet politike të kohës, nga një koncert në tjetrin, nga një pritje në tjetrën, duke konstatuar shumë shpejt falsitetin midis atyre deklaratave shumë popullore e të thjeshta që flisnin për barazi dhe një realiteti tjetër diferencimesh të mëdha. Ishte pikërisht ky momenti ku Zhani do të thellonte edhe më tej sensin e tij kritik të të parit të gjërave dhe antikonformizmi do të pushtonte botën e tij, të etur për të renë, modernen perëndimore, fjalën, mendimin dhe lëvizjen e lirë artistike dhe sociale.
Ishte po ky imazh që do ta shoqëronte edhe në detyrën e tij të re në vitin 1971, plot 40 vjet më parë, si drejtor artistik i Teatris të Operas. Vetëm 24 vjeç atëherë, shumë i ri, ai kujtonte se bashkë me pozicionin dhe përgjegjësinë i kishin dhuruar edhe besimin e plotë për të mirëpritur të renë e bukur dhe profesionalizmin bashkëkohor në idetë e tij.
Por nuk ishte aspak ashtu. Bashkë me shumë kolegë të tjerë, edhe Zhani Ciko nuk mundi t’i shpëtonte ashpërsisë së sistemit dhe në vitin 1973, pas të shumëpërfolurit “Festival i 11”, vetëm sepse nuk e pa të arsyeshme ta dënonte këtë shfaqje, por e konsideroi një zhvillim që duhej mirëpritur dhe duartrokitur, ai pati konsegueca që e çuan drejt largimit nga profesioni dhe instrumenti i tij i dashur, violina, për një periudhë gati 15 vjeçare. “Izolimi vetëm mund të durohej, por në asnjë mënyrë nuk mund të pranohej. “Kurrsesi në nuk mund të bëja një kompromis me veten për tu pajtuar me një izolim kulturor”, kujton Zhani. Filloi atëherë një periudhë tjetër e jetës së tij, që pasoi me një transferim “riedukues” në Patosin e largët, ku për rreth 6 vjet do të jepte mësime muzike në shkollat e kësaj qyteze të vogël, tek banorët e së cilës la gjurmë të mëdha. Për meritë të kontributeve të tij të pashlyeshme, Këshilli bashkiak i këtij qyteti, kohë më vonë i dha emrin e tij shkollës së mesme të vetme të këtij qyteti.
Më 1979 kthehet në Tiranë si pedagog i violinës e më pas drejtor i Liceut Artistik “Jordan Misja”. Nga klasa e tij e violinës diplomohen disa ndër violinistët më të mirë të brezit të kohës.
Krijues dhe drejtues i një bërthame pedagogjike për shkollat artistike të vendit, gjatë këtyre viteve krijon një formacion orkestror të harqeve të shkollës që për nivelin e lartë u vlerësua menjëherë si kulmor në festivalet dhe koncertet më të rëndësishme të kohës
Në fund të viteve ’80 formon orkestrën e harqeve “Virtuozët e Rinj të Tiranës”, me të cilën arriti shumë shpejt një sukses të plotë. Që në turnetë e para, më 1989, në Austri, Itali, Greqi, arriti edhe suksesin e vet jashtë vendit.
Më 1998 ndërmerr një turne me 18 koncerte shumë të suksesshme në Suedi dhe po këtë vit Zhani Ciko themelon ansamblin e parë të harqeve të Muzikës së Re në Shqipëri, tashmë të njohur me emrin “Amra. Në Festivalin “Muzika dhe Rinia 2000” në Vienë orkestra “Virtuozeë e Rinj të Tiranës” e drejtuar prej tij vlerësohet me çmimin e parë për orkestrat e harqeve dhe me Çmimin e Madh të Bashkisë së Vienës.
Më 1989 zgjidhet të jetë Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar dhe njëherësh të drejtojë të gjitha veprimtaritë më të rëndësishme muzikore të këtij institucioni, impenjim të cilin e ruan deri në vitin 2003.
Në vitin 2003, ai kthehet nën drejtimin e TOB-it, tashmë plot 30 vjet më vonë, me koncepte të reja e të pa prangosura në vizionin e tij prej artisti. Midis profesionalizmit dhe mos mediokritetit, midis asaj që ishte kombëtare dhe globales, midis asaj që duhej të ishte elitare dhe asaj që duhej të ishte më popullore. Këto ishin raporte të rikonceptuara tashmë në kushte të tjera të lirisë së mendimit dhe veprimit. Nisi kështu së pari reformimi i prodhimtarisë së këtij institucioni. Nga një institucion që deri dje kishte sjellë jo më shumë se tre tituj në vit, shumë shpejt premierat e tij do të shumëfishoheshin. Së dyti erdhi zgjerimi i repertorit, përtej traditës së deriatëhershme, me Grand Operat e Musical-et, por edhe sjellja e shumë emrave të famshëm të operistikës botërore.
Zhani Ciko është i pari dirigjent shqiptar që ka drejtuar në stinën koncertore ndërkombetare “Allegretto Albania” dhe më pas në atë “klasik” që organizohet çdo vit në Tiranë.
Në vitin 2005, ai dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, titulli artistik më i lartë në vend.
Në vitin 2009, Ministri i Kulturës dhe Informacioni të Francës i akordon Medaljen e lartë “Chevalier des Arts et des lettres” dhe në vitin 2010, Akademia Ndërkombëtare “Imperialis” i dha titullin “Akademik i madh Imperialis”. Zhani Ciko është i pari shqiptar që gëzon këtë titull.
Për sa i takon atij, nuk ka qëllim tjetër, përveçse “të reflektojmë kohën dhe emocionin e së resë, situatat përreth nesh dhe gjërat që dimë t’i themi përmes artit që ka puna e secilit, gjëra që ndoshta miliona të tjerë nuk dinë t’i thonë. Mendoj se është pikërisht ky misioni i një artisti dhe, natyrisht, kush prej nesh është kaq fatlum, lë pa diskutim një trashëgimi të projektuar përtej çdo lloj kufiri, që vazhdon e mbijeton edhe kur nuk jemi më”.
Dhe Zhani Ciko e ka bërë, në mënyrën e tij, të vlerësuar tashmë si mjeshtërore.