Atehere ai shoqeronte grupin popullor polifonik te Vranishtit, i cili ishte ftuar ne ate manifestim te madh muzikor, nje nga me te njohurit ne France, per te prezantuar e perfaqesuar folklorin shqiptar, ose me sakte kengen polifonike labe. I qete e i vemendshem, diskret dhe i thjeshte, ky ish-mesues e njekohesisht edukator i adoleshenteve ne veshtiresi, i cili banon diku mes pyjeve pa fund te Landeve te Gaskonjes, ish bere njesh me grupin duke i shoqeruar ata qytet me qytet e fshat me fshat, kudo ku jepnin koncerte... Zherar Alba (mbiemri i te cilit, per rastesi, por edhe per çudi, eshte i njejte me rrenjen e emrit te vendit tone ne gjuhe te huaj) e pat njohur Shqiperine qyshkur ishte femije, atehere kur mblidhte e bente koleksion flamujt e shteteve te ndryshme e me pas ne rini, kur ndiqte Radio-Tiranen e "mahnitej" nga ato qe degjonte prej propagandes totalitare. Pastaj, ne vite, kersheria per te njohur ate vend ish bere per te nje obsesion i vertete gjer atehere kur me ne fund, me 1995-n kish zbritur me traget nga Italia ne Portin e Durresit. Endrra e tij per te njohur vendin "misterioz" qe bere realitet e, per tre muaj ai kish shetitur qyteteve, fshatrave e rrugeve te saj, duke u mrekulluar nga bujaria e mikpritja e njerezve te cilet e prisnin francezin mjekrosh krahehapur e plot dashuri, tamam sikur te njiheshin prej vitesh...
Me torben hedhur kraheve e nje bllok shenimesh ne xhep, Zherar Alba udhetonte e zbulonte plot kersheri te rralle universin shqiptar e, nderkohe, nuk mungonte te shkruante shprehje e fjale shqipe, mbresa udhetimi e refleksione mbi njerezit qe takonte e njihej; shenime te cilat do t’i sherbenin me pas per shkrimin e librit me pershtypje udhetimi "S'ka problem!". Me shume prej atyre qe takoi ai lidhi miqesi te forta. Ne Lushnje u njoh me prozatorin Halil Jacellari, i cili do te behej nje mik i ngushte, e me pas ne Vlore rastesia e solli qe te takohej me nje grup polifonik te kenges labe, ose me sakte, me disa autore e kengetare te njohur te saj nga Vranishti dhe Lapardhaja, me te cilet pastaj do te niste edhe nje bashkepunim teper te ngushte e interesant... Por, te gjitha keto nuk mjaftuan per te shuar ate qe ai me krenari e quan: La passion albanaise (Pasioni shqiptar). Zherar Alba do te niste keshtu nje “jete” tjeter te dyte me nevojen e kendshme e te domosdoshme te prezences ne atdheun e tij te dyte. Ai do te vinte ne Shqiperi per çdo vit, jo vetem per te takuar miqte e tij e per te thelluar njohurite ne kulturen, gjuhen shqipe e kengen labe (ne shtator 2000 ai do te ndiqte edhe Festivalin Kombetar te Gjirokastres, bashke me tre muzikante te njohur franceze), por dhe per te dhene ndihme konkrete ne binjakezim shkollash, ndihma ne materiale shkollore e shendetesore, specializim te nje grupi mjekesh shqiptare ne Bordo, sjelljen e grupeve polifonike ne France etj.
V. Qesari : Gazeta Albania