Oliver Zhirud është emri që do të mbajë goli i parë i "Euro 2016". Sulmuesi shtatlartë i Francës realizoi rrjetën e parë ndaj Rumanisë.
29-vjeçari përfitoi pas një daljeje të pasigurt të gardianit të portës Rumune. Në minutën e 57-të një top të ardhur nga goditja e këndit, u shndërrua në gol nga Zhiru, duke i dhënë avantazhin Francës në "Stade de France".