Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri gjatë viteve te fundit. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) dhe INSTAT. Treguesit më të rëndësishëm të turizmit janë numri i turistëve të huaj , dhe të ardhurat e siguruara nga turizmi. Gjithashtu për të krahasuar zhvillimin e turizmit në një vend është e nevojshme llogaritja e kapaciteteve turistike të nje vendi. Gjatë vitit 2010, numri i vizitorëve të huaj ishte 2.3 milion, krahasuar me 1.8 milion që ishte një vit më parë. Kjo tregon një rritje me 29% krahasuar me vitin 2009. Grafikisht numri i vizitorëve të huaj gjatë viteve të fundit ka ndryshuar në këtë mënyrë:
*Të dhenat për vitin 2011, janë deri në muajin maj
jatë viteve, me përjashtim të vitit 2009, muaji që ka fluksin më të madh të vizitorëve të huaj ka qënë muaji gusht, i cili përputhet edhe me periudhën e turizmit pranë plazheve të Shqipërisë. Ndërkohë në muajt e tjerë vihet re një numër shumë më i kufizuar vizitorësh. Kjo tregon që llojet e tjera të turizmit, përveç turizmit bregdetar janë tepër të pazhvilluara.
Gjatë tre viteve të fundit të ardhurat nga vizitorët e huaj në Shqipëri kanë qënë:
Burimi: MTKRSKomentet dhe analiza: ODA
Sikurse shikohet edhe nga të dhënat, nga viti 2008, në vitin 2009, të ardhurat nga vizitorët janë rritur me 11%, ndërkohë që numri i vizitorëve të huaj është rritur me 34%. I njëjti trend vihet re edhe për periudhën 2007-2008: të ardhurat janë rritur me 17%, ndërsa numri i vizitorëve është rritur me 21%. Pra edhe pse numri i vizitorëve të huaj është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit të turizmit në një vend, është e domosdoshme që të analizohet edhe rritja e të ardhurave nga ky aktivitet.
Ndërkohë kapaciteti zyrtar i hoteleve ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm:
Burimi: INSTATKomentet dhe analiza: ODA
Gjatë 2010, numri i hoteleve në Shqipëri ishte 290, ose 19% më shumë se në vitin 2009. Numri i shtretërve në 2010 ishte 11,793, ose 8% më shumë se në vitin 2009. Bazuar në këto të dhëna, kapacitetet e hoteleve ne Shqipëri nuk janë adaptuar ndaj rritjes së fluksit të vizitorëve të huaj. Për këtë arsye mund të deduktohet se akomodimi i një pjese të vizitorëve është bërë pranë shtëpive private të individëve, në mënyrë të paregjistruar.
Është e domosdoshme që Shqipëria të zhvillojë të gjitha llojet e turizmit, dhe jo vetëm atë bregdetar për të maksimizuar të ardhurat. Gjithashtu duhet përmirësuar cilësia e shërbimit, pastërtia, rendi dhe gjithë faktorët e tjerë të cilët jo vetëm të rrisin numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë nga kurioziteti, por edhe numrin e turistëve që e rivizitojnë atë pasi kanë kaluar eksperienca të këndshme.