Zhvillohet Java Albanologjike ne Tirane

Zhvillohet 'Java Albanologjike' ne Tirane
Në kuadër të 100-vjetori të Pavarësisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës është zhvilluar “Java Albanologjike”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, ndër të tjerë, dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Z. Rrokaj deklaroi se gjuhës shqipe duhet t’i bëhen rregullimet e nevojshme por pa e cenuar standardin. Gjithashtu ai u shpreh se nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi asaj që quhet gjuhësi historike e jashtme.“Të bëhen edhe rregullimet e nevojshme, për rregullat që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit sepse ne tanimë kemi një periudhë gjatë së cilës shqiptarët e kanë përdorur dhe përdorin standardin. Kjo periudhë tashmë në mundëson të bëjmë verifikimet e kësaj natyre dhe të bëjmë ato ndreqje të nevojshme, pa e cenuar standardin dhe jo ti kushtojmë një rëndësi asaj që quhet gjuhësi historike e jashtme siç kemi pasur prirje deri sot”,- tha Rrokaj.

Gjatë konferencës, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur SHBA-ja dhe Austro-Hungaria për pavarësinë e shtetit shqiptar. Në lidhje me përfundimin e mbikëqyrur të Kosovës, Hoxhaj e krahasoi largimin Pieter Feith nga Kosova me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria. “Nuk ma merr mendja se ka shtet, i cili ka qenë më i vendosur në krijimin e shtetit shqiptar sesa vet Austro-Hungaria. Në shembullin e Kosovës roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Washingtonit ka qenë përcaktues. Më 10 shtator Republika e Kosovës e largoi mbikëqyrjen ndërkombëtare. Largimi i Pieter Feith nga Prishtina, ishte njësoj si largimi i princ Vidit nga Shqipëria",- u shpreh Hoxhaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama