Zhvleresohet vota vetem 2 mije leke (FOTO)

Zhvleresohet vota, vetem 2 mije leke (FOTO)

Dymijë lekë një votë. Kaq ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qytetit, z. Sotiraq Filo. “Fiks Fare” zbuloi abuzimet e shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo. Edhe pse kjo forcë politike e kishte të sigurt fitoren në këtë qytet, për të thelluar më shumë fitoren, anëtarë të shtabit elektoral të Filos, nën siglën e Rilindjes kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar.

Kamerat e “Fiks Fare” kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës. Korça, pas zgjedhjeve të ditës së diel, njihet me emrin e ri të kreut të Bashkisë, Sotiraq Filo, kandidat i Partisë Socialiste i cili fitoi kundrejt Sotiraq Stratobërdhës, kandidat i Partisë Demokratike. Siç ishte parashikuar, fitorja e Filos sipas KQZ-së ishte me një numër të madh votash kundrejt kundërshtarit të tij. Taktikat e përdorura nga Partia Socialiste për të thelluar fitoren në këtë qytet u zbuluan nga kamerat e fshehta të emisionit “Fiks Fare”.

Shtabi i PS-së nuk mund të linte çdo gjë në mëshirë të fatit duke kontribuar edhe vetë, sipas mënyrës së tyre, në fitoren e thellë të kandidatit Sotiraq Filo. Një shtab pune i ngritur posaçërisht për fushatën janë kujdesur deri në detaje. Qëllimi kryesor për ta në këto zgjedhje ishte votimi i studentëve korçarë që vazhdojnë studimet e larta në Tiranë. Mënyra për t’i tërhequr drejt kutive të votimit, ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra, 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së. Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kontaktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të shpërbleheshin. Të gjithë studentët që do të votonin kandidatin e PS-së ishin të regjistruar në një listë të cilën e mbanin disa të rinj, anëtarë të shtabit të zotit Filo. Në këto lista studentët ishin të regjistruar me numra telefoni celular. Pasi verifikonin që studentët kishin votuar nëpërmjet bojës në gishtin e madh të dorës, atëherë bëhej pagesa prej 2 mijë lekësh

Gazetarët e “Fiks Fare” arrijnë të komunikojnë vetë me disa studentë të cilët pohojnë se janë kontaktuar në telefon nga shtabi i PS-së së Korçës në bazë të një liste të përpiluar nga vetë ata, ku dhe u është komunikuar shpërblimi prej 2 mijë lekësh të reja në shkëmbim të votës. Të gjithë këta studentë, të cilët ishin telefonuar nga shtabi i PS-së dy ditë përpara ditës së zgjedhjeve, drejtoheshin te zyra e ngritur posaçërisht për të marrë shpërblimin prej 2 mijë lekësh të reja. Si zyrë për të tërhequr paratë e votimit shërbente një shtëpi në një lagje të Korçës. Studentët me kartën e tyre të identitetit drejtoheshin tek kjo zyrë ku u mbaheshin shënim të dhënat, si dhe numrat e telefonit. Studentët që nuk kishin emrin në listë nuk përfitonin shpërblimin.

Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë

Studentja – Mua më thanë, bile i takova atje tek qendra e votimit. Votove, po po, i thashë unë, pa merak. Dhe më tha bile ma jep çik emrin që të them që votove, nuk është se do vemë vet. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra nuk është e nevojshme, ça është ky 2 mijë lekësh që hyn e del. Tek Dolce Vita, rrugica këtu ku ikën për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Gabim, Korçë, Partia Socialiste jep shumë lekësh që unë të votoj për ta.

Fiksi – Sa lekë do t’ju japim ju ata?

Studentja – 20 mijë (të vjetra)

Fiksi – Po pak janë.

Studentja – Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vijnë të votojnë një herë, është p.sh. si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lek… Nuk ka shumë votues.

Biseda me dy qytetarë korçarë, të cilët na tregojnë ku ndodhej zyra e PS-së që ndante lekët

Fiksi – Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam se…. selia e PS, se do marrë ca lek?

Banor i Korçës – Kjo këtu, thua?

Fiksi – Jo, që do merrja lekët.

Banor i Korçës – Aaaaaa, është na rruga tjetër, do ikësh drejt.

Fiksi – Këtej?

Banor i Korçës – Po

Fiksi – Është e sigurt që është këtej se mua më thanë këtej?

Banor i Korçës – Po e sigurt është, jo, jo, ja si ta shpjegoj, drejt e ke majtas.

Fiksi – Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.

Banor i Korçës – Ku votove? Në cilën lagje?

Fiksi – Ëëë…

Banor i Korçës – Në cilën lagje voton, ku e ke emrin, se ti duhet ta dish?

Fiksi – Ore, unë jam për një shoqe.

Banor i Korçës – Aha…

Fiksi – Po më tha ajo shko se s’kam ëëë. Lagjja nr. 4.

Banor i Korçës – A lagjja nr. 4. Rruga drejt, e ke majtas.

 
Biseda me anëtarët e shtabit të Rilindjes

Studentja: Mirëdita! Si jeni? Quhem…

Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?

Studentja: Po më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja, duhet të vija të paraqitesha këtu.

Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë) Numrin e telefonit.

Studentja: 06……

Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar, duhet të jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….

Studentja: Po patjetër!

Stafi i Rilindjes: Ju faleminderit që na mbështesni!

………………..

Studentja: Si jeni mirë! Erdha përsëri se solla këto gocat e tjera që s’e dinin…

Stafi i Rilindjes: Si e keni emrin? Hidhni një firmë këtu dhe shikoni është numri yt këtu?

Votuesja: Po, faleminderit e mirupafshim!

Stafi i Rilindjes: …… të kanë njoftuar në telefon?

Studentja: Po.

Studentja 2: Mua ma sollën emrin?

Stafi i Rilindjes: Jo, jo, s’ka ardhur, po ashtu siç folëm në telefon.

Stafi i Rilindjes: Nuk ka ……

Stafi i Rilindjes: Si, si e ka? Kush të ka sjellë ty?

Studentja: ……

Studentja: Mund të largohem unë nëse s’e gjeni emrin?

Stafi i Rilindjes: Ja prit dhe pak të lutem!

Studentja: Ja ……

Stafi i Rilindjes: Ky është numri, ju kanë marrë në telefon edhe ty edhe vëllain?

Studentja: Po

Stafi i Rilindjes: (Pyesin njëra–tjetrën nëse e kanë emrin në listë të studentes)

Fiksi: 06…….. Kush e ka?

Stafi i Rilindjes: Unë e kam (vajza me shall).

Fiksi: Ky numër na ka marrë ne.

(Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër).

Stafi i Rilindjes: Po pra po, nuk e kam fare as tek emigrantët, as tek studentët.

Stafi i Rilindjes: Kur je lajmëruar?

Studentja: Pardje.

Stafi i Rilindjes: Të premten në darkë.

Ku është ajo me të verdhë (listë), që e kishim në shtesa?

Ajo mos është në kompjuter?

Epo shihe aty në kompjuter.

………………

Stafi i Rilindjes: Në qershor keni ardhur, keni tërhequr??

Studenti: ….

Stafi i Rilindjes: Kush ju ka marrë në telefon?

Studenti: Urdhëro!

Stafi i Rilindjes: Ju kanë marrë në telefon?

Studenti: Po na kanë lajmëruar…

Stafi i Rilindjes: Kush ju ka lajmëruar?

Studenti: Po nuk e di, më lajmëruan.

Stafi i Rilindjes: Vajzë, mashkull?

Studenti: Vajzë ishte.

Stafi i Rilindjes: I mbani mend emër apo mbiemër?

Studenti: Jo!

Stafi i Rilindjes: (kërkojnë nëpër lista) Nuk ka …. Nuk kam as numrin tuaj të telefonit.

Studenti: Mirupafshim!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama