Zihen bashkeshortet avioni ulet para kohe

Zihen bashkeshortet, avioni ulet para kohe
Çekët Jiri e Katka Bartek kanë filluar të grinden në aeroportin e Budapestit. Katka e e bezdiste burrin e saj Jiri për faktin që kishte punuar deri vonë. Ata kanë filluar të zihen edhe pasi aeroplani ka filluar të fluturojë në drejtim të Qipros. Janë goditur me njëri-tjetrin, e stjuardesat i kanë gjuajtur me boca dhe pajisje që u kanë ardhur afër dore. “Kanë qenë jashtë kontrollit. Piloti nuk ka pasur zgjedhje tjetër pos që të kthejë aeroplanin dhe të aterrojë dhunshëm”, ka thënë një stjuardesë. Kompania Malev ia ka ndaluar çiftit që të fluturojë ndonjëherë tjetër me aeroplanët e saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama