Trajneri boshnjak, Zildzoviç u shpreh i mërzitur me barazimin e arritur sot ndaj tiranës. Boshnjaku deklaroi pas ndeshjes se ky rezultat ka penalizuar më shumë ekipin e tij se sa Tiranën, pasi tani lufta për mbijetesë bëhet me e ashpër. Sot kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Kemi pasur shumë mundësi për të shënuar, por nuk i kemi zhfrytëzuar si duhet. Nuk e kemi humbur ende shansin pasi jemi vetëm 3 pikë mbrapa Flamurtarit dhe janë edhe shumë javë për t'u luajtur.
Sot kemi merituar më shumë se barazimi, por kemi qenë të pafat në shumë momente pasi rastet nuk kanë munguar. Nuk më pëlqen të merrëm me kundërshtarët. Ne kemi lënë shumë pikë të rëndësishmë rrugës, por sërish jemi ende në lojë.
Nuk ka rëndësi nëse ne i humbim pikët në shpi apo jashtë fushe pasi pikët janë njësoj. Kjo ishtë një ndeshje ku të dyja skuadrat lanë pikë. Në humbëm dy pikë që do na ndihmonin shumë për mbijetesën, ndërsa Tirana humbi shansin për tu afruar më vendin e tretë.
Mendoj se ne jemi më të humbur në këtë rast pasi rrezikojmë. Megjithatë unë nuk dorëzohem dhe mendoj se me ndihmën e zotit ne do t'ja dalim të qëndrojmë në elitë", u shpreh trajneri i Bylisit Zildzoviç për "Supersport" pas ndeshjes.