Zilia armiku me i keq i nje lidhjeje

Zilia, 'armiku' me i keq i nje lidhjeje
Për të pasur një marrëdhënie të kënaqshme dhe që të zgjasë është i rëndësishëm komunikimi, zbavitja, ndarja e objektivave të përbashkët dhe hapësira që partnerët i lënë njëri-tjetrit.

Por, pothuajse asnjëherë nuk merret parasysh një “armik” i të gjitha lidhjeve: zilia.

Në disa raste marrëdhënia shndërrohet në një luftë pushteti. Partnerët konkurrojnë me njëri-tjetrin, krahasohen dhe ndjenja e trishtimit lind kur sheh tjetrin që avancon apo ngjit shkallët në profesion. Kjo krijon një ndjenjë pafuqie dhe inferioriteti sepse është normale që të mërzitesh për faktin që nuk arrin objektivat. Zilia mund të luftohet vetëm me një qëndrim pozitiv dhe duke forcuar vetëbesimin. Për të mbajtur një lidhje, njerëzit duhet të kënaqen me atë që kanë, pa u krahasuar me partnerin.

Gjithashtu, kur zilia fillon të “ngrejë kokë”, duhet treguar më shumë dashuri dhe duhet filluar të vlerësosh dhe të ndihesh mirë për suksesin e të tjerëve. E rëndësishme është që kur fillon krahasimi i arritjeve të njëri-tjetrit të kihet parasysh se një rol të rëndësishëm në këto suksese ka pasur fakti i të qenit bashkë sepse stabiliteti në jetën private ndikon në të gjitha veprimtaritë e tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama