Një traget e i linjës Bari - Durrës me rreth 300 persona në bord u përfshi nga zjarri, rreth 7 milie larg nga Porti i Barit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zjarri ka nisur nga turbinat e motorit rreth orës 23:00, të martën. Autoritetet e Portit të Barit kanë reaguar menjëherë duke vënë flakët nën kontroll. Mësohet se asnjë person nuk mbeti i lënduar.
Shuarja e flakëve u bë nga zjarrfikëset dhe tre anije patrulluese të “Guardia di Finanza”. Më pas anije –rimorkiator ka bërë tërheqjen e tragetit “Francesca” drejt Portit të Barit. Në bordin e tragetit ndodheshin 300 pasagjerë, nga të cilët 131 shqiptarë, 50 italianë, 22 me kombësi të tjera dhe 54 persona të ekuipazhit si 71 automjete.