Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur të bëjë publik emrin e klubit të tij të ri para fillimit të Kampionatit Europian.
"Më datë 7 qershor do t'ju tregoj gjithçka rreth të ardhmes sime. 'Bomba' që prisnit të gjithë do të mbërrijë më datë 7 qershor", deklaroi suedezi pas miqësores së kombëtares së tij ndaj Uellsit.
"Disa lajme mund të dalin që tani në darkë vonë, por me datë 7 do të mësoni gjithçka. Klubi im i ardhshëm? Është fantastik, është mëse i madh. Do të ndodhin shumë gjëra në atë ditë dhe të gjithë do të argëtohen", ishin fjalët e Ibrahimoviç.