Zmadhim vithesh? Mos qendroni gjate ulur

Zmadhim vithesh? Mos qendroni gjate ulur
Punëtorët e zyrave duket se janë në rrezik, pasi studimet për të ndjenjurit e gjatë ulur, tregojnë se çojnë në rritjen me 50% të depozitës së dhjamit në vithe. Ky është përfundimi shokues i një studimi të Universitetit të Tel Avivit. Sipas shkencëtarëve, ndenja ulur për një kohë të gjatë, me të vertetë që ndikon në rritjen e vitheve dhe jo pak, por 50%.

Kërkimi shokues zbuloi që presioni i ushtruar në zonat e trupit të përdoruar për t’u ulur rrit mundësine e depozitimit të dhjamit me 50% në këto zona. Dhe, për më tepër nuk janë të rrezikuar vetëm personat që mund të abuzojnë me ushqimin, por edhe ata që përdorin dieta të forta. Kështu që, një këshillë e mirë do të ishte të mos qendronit shumë ulur, pasi nuk është shumë e këndshme të shohësh prapanicat të fryhen!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama